Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Protesta e Thumanës/ Berisha: Rama po tregon urrejtjen e tij raciste ndaj 500 mijë banorëve të veriut

Protesta e Thumanës/ Berisha: Rama po tregon urrejtjen e tij raciste ndaj 500 mijë banorëve të veriut

20:34, 20/08/2024
A+ Aa A-

Teksa banorët e Thumanës vijojnë protestat kundër bllokimit të aksesit në autostradën Thumanë-Kashar, lideri demokrat Sali Berisha ka fajësuar kryeministrin Rama për mospasjen e hyrje-daljeve.

Për Berishën, urrejtja raciste që Rama ka ndaj banborëve të veriut, shihet qartë nga bllokimi i rrugës.

Kryedemokrati Berisha, tha se Rama nuk do t’ia dalë të fitojë betejën me banorët e rrethit Krujë, por sipas tij, do jetë beteja e mjerimit të regjimit.

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Mirënjohje ndaj oratorëve të kësaj platforme që shpërndajnë anekënd vendit të vërtetat e kauzës tonë.

Të dashur miq, sot përsëri vazhdon beteja e guximtarëve të Thumanës, Fushë Krujës dhe Krujës.

Beteja kundër ndëshkimit të 80 mijë banorëve duke i privuar nga rruga e ndërtuar mbi tokën e tyre.

Beteja në emër të 500 mijë shqiptarëve, më të varfrit e Shqipërisë, më të varfrit e Europës, që në një akt madhor antikushtetues, në një akt urrejtje raciste antishqiptare të Edi Ramës, u vë taksën e ardhjes në Tiranë, ndërkohë që qytetarët e të gjitha zonave të tjera të vendit me të ardhura dy dhe tre herë më të mëdha se ato të veriut, nuk paguajnë asnjë qindarkë për të ardhur në kryeqytetin e tyre.

Edhe ata udhëtojnë në rrugë, autostrada, superstrada, kalojnë tunele dhe rrugë të gjera, por asnjë nuk paguan sepse Edi Rama urren me një urrejtje të trashëguar veriun dhe banorët e saj.

Hiqe nga mendja Edi Rama se do e fitosh dot atë betejë, ajo do jetë beteja në të cilën do mjerohet regjimi.

Do jetë kryengritja paqësore e të gjitha zonave të veriut kundër diskriminimit, kundër urrejtjes raciste, kundër ndëshkimit të pamerituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco