Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Balliu: Banorët nuk janë kundër projektit, janë kundër izolimit

20:27, 20/08/2024
A+ Aa A-

Dhjetëra qytetarë të Thumanës e rrethit të Krujës kanë dalë sërish në protestë, kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Edhe këtë të martë, protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet e para me Policinë, të cilët kërkojnë me ngulm të mos lejojnë qytetarët që të protestojnë për aksesin në rrugë.

Nga protesta, Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, u shpreh se ndalimi i protestës është shkelje e Kushtetutës, dhe banorët nuk janë kundër projektit, por kundër izolimit.

Protesta është njoftuar nga deputetja dhe banorët, është një e drejtë kushtetuese të protestosh, dhe ndalimi i saj është shkelje e Kushtetutës.

Policia ka detyrën kushtetuese dhe ligjore tu garantojë qytetarëve një protestë paqësore dhe tu sigurojë jetën, jo ti përzërë ata. I bëj thirrje policisë të mos i prekë qytetarët, kjo nuk është një protestë kundër policisë, por kundër korrupsionit.

Banorët duan dalje në biznesee dhe shtëpitë e tyre, nuk janë kundër projektit, janë kundër izolimit. Lërini qytetarët të bëjnë protestës sipas Kushtetutës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco