Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Ulliri: Kanë fshehur projekt-zbatimin, s’është transparente! Ka presione e provokime ndaj protestuesve!

19:56, 20/08/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD për Krujën, Andia Ulliri tha se banorët e rrethit të Krujës vijojnë ende të jenë pa përgjigje, në lidhje me projektin që i izoloi ata.

Nga protesta, ligjvënësja demokrate thotë se në protestë ka pasur provokime, presione dhe gaz lotsjellës jo vetëm ndaj protestuesve, por edhe ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.

Sipas saj, projekti ka abuzime, ndaj institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë për të garantuar të drejtat e banorëve të rrethit Krujë.

‘Jemi këtu prej dy muajsh, ne s’kemi marrë asnjë përgjigje nga institucionet, ka qenë censurë, provokime, presione e gaz lotsjellës. Këtu ka fëmijë, gra e burra, të moshuar që protestojnë për një të drejtë të tyre. I bëj thirrje institucioneve që të reagojnë, madje kam dërguar kërkesë Kuvendit. Këtu ka provokime . Ne duam zhvillim, duam jetë, s’mund ta pranojmë që ne të fshihemi nga harta. Kjo është shkelja që ka ndodhur, e të drejtave tona kushtetuese. Të na japin atë që na takon, kush e mbylli rrugën, pse nuk ka hyrje-dalje për të gjitha Bashkitë që preken nga ky projekt. Kjo rrugë nuk e ka standardin e projektuar, siç ishte planifikuar nga BE. S’është përfolur kurrë tarifa e pagesat për këtë aks, asnjë kosto apo tarifë për hyrje-dalje. Kanë fshehur projekt-zbatimin, s’është transparente. Ka abuzime, institucionet e drejtësisë të reagojnë për të garantuar të drejtat e banorëve të rrethit Krujë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco