Pano: Vazhdon të paguhet një taksë e cila duhet të kishte mbaruar në 2019, transparencë se ku po shkojnë lëkët e qytetarëve të Tiranës

10:52, 20/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i këshillit bashkiak Jonathan Pano në deklaratën e tij përpara mediave ka kërkuar që kreu i bashkisë së Tiranës të bëjë publike në mënyrë të specifikuar dhe të detajuar të gjitha objektet arsimore parauniveristare që janë ndërtuar me financim të plotë nga taksa e përkohshmë të infrastrukturës arsimore, e cila duhej të përfundonte në vitin 2019 por vazhdon të vilet nga bashkia e Tiranës.

Pano është shprehur se PD ka bërë gjithashtu një shkresë  javën e kaluar, ku ka kërkuar transparencë në lidhje me dy kontrata të reja të cilat bashkia e Tiranës ka lidhur me 2 subjekte, por këto kontrata nuk na janë vënë në dispozicion

'Ne kemi bërë një shkresë gjithashtu javën e kaluar, kemi kërkuar transparencë në lidhje me dy kontrata të reja të cilat bashkia e tiranës ka lidhur me 2 subjekte, dhe këto kontrata nuk na janë vënë në dispozicion, por sot kemi ardhur të interesohemi specifikisht për taksën e përkohshmë të infrastrukturës arsimore.

A e dini që ligji 68 fraksion 16 , neni 13 pika 2 specifikon që një taksë e përkohshme nuk mund të jetë më e gjatë se sesa 3 vite. Jemi që nga viti 2016 që kjo taksë vilet në bashkinë e Tiranës. Pra nga viti 2019 që kjo taksë duhet të kishte mbaruar deri në vitin 2023 janë marë 28 milion euro nga xhepat e qytetarëve të Tiranës dhe për 2024-2025 planifikohet që shuma në total shkon rreth 47  milion euro. Ne kemi ardhur të kërkojmë transparencë se ku po shkojnë financat dhe ku po shkojnë lëkët e qytetarëve të Tiranës.

Në kërkësën tonë kemi kërkuar të specifikuar dhe të detajuar të gjitha objektet arsimore parauniveristare që janë ndërtuar me financim të plotë nga kjo taksë apo edhe me financim të pjesshëm.'- u shpreh Pano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco