‘Rendi dhe siguria publike në pikiatë’, Salianji: Halli më i madh i policisë politike është si t’i manipulojë krimet!

‘Rendi dhe siguria publike në pikiatë’, Salianji: Halli më i madh i policisë politike është si t’i manipulojë krimet!

09:58, 20/08/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda të orëve të fundit të ndodhura në vend. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji thotë se rendi dhe siguria janë në pikiat. Ai ka shtuar se halli më i madh i policisë politike, sipas tij, është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet.

Deputeti thotë se policia politizohet për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen. Sipas tij, vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave.

Postimi i Salianjit:

Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!

Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!

Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave! Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i Brendshëm as dihet ku është fshehur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco