Pastori në marshimin për Egli Progën: Fund, historive të batakçinjve gjobvënës me pushtet Foto ilustrim

Pastori në marshimin për Egli Progën: Fund, historive të batakçinjve gjobvënës me pushtet

07:32, 20/08/2024
A+ Aa A-

Pastori i njohur Akil Pano ka marrë pjesë mbrëmjen e së hënës në marshin e protestës që u mbajt në Tiranë nga mijëra qytetarë, të cilët kërkonin drejtësi për vrasjen e një njeriu të pafajshëm, Egli Progës, baba i dy fëmijëve, nga dhuna barbare e të ashtuquajturve "të fortë" me lidhje politike. 

‘Kur krimi vret, shteti hesht’ dhe ‘Kundër gangove me pushtet’ ishin dy parullat kryesore të marshimit mespërmes Tiranës, për të cilin Pano tha:

"Vendosa të marr pjesë në tubimin për Eglin, fëmijët dhe familjen e tij. Një mundësi për të mbështetur familjen e Eglit në ditën më të vështirë dhe për të apeluar për drejtësinë e munguar.

Zemrat dhe zërat e shqipeve duhet të bëhen bashkë për të mbrojtur jetën, lirinë, familjen. Kauza e jetës, drejtësisë & familjes është më e madhe se çdo iniciativë partiake, për këtë arsye duhet të na bëjë sëbashku të gjithëve!!!

Historitë e batakçinjve gjobvënës të veshur me pushtet dhe gangsterëve që dirigjojnë skenat e krimit duhet të marrin fund në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco