'Pogradeci nën sundimin e mafies'/ Berisha: Protestohet se politika është aleate e krimit

'Pogradeci nën sundimin e mafies'/ Berisha: Protestohet se politika është aleate e krimit

22:12, 19/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha para protestuesve të cilët ishin mbledhur poshtë banesës së tij u shpreh se qyteti i Pogradecit është nën pushtetin e plotë të mafies shtetërore, ndërsa në krye të kësaj mafia qëndron ish ministri i drejtësisë së socialistëve Fatmir Xhafa. Kreu Demokrat shprehu mbështetjen e tij për protestën e qytetarëve të cilët këtë të hënë marshuan për vrasjen e 44 vjeçarit pogradecar Egli Proga. Në fjalën e tij Berisha tha se qytetarët janë në shesh sepse drejtësia politike është aleate me krimin dhe mafien.

Qindra qytetarë janë mbledhur sërish pranë banesës së liderit të Opozitës Sali Berisha. Në fjalën e tij para qytetarëve kreu demokrat shprehu mbështetjen për protestën e organizuar kundër vrasjes së 42 vjeçarit Egli Proga. Berisha tha se në Pogradec po dominon terrori nga mafia shtetërore, ndërsa ky qytet është kthyer më i rrezikshëm se Durrësi dhe Elbasani….

Lideri i Opozitës u ndal edhe tek afera korruptive e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ka hapur një tender për të marrë makina me qira për interesa të punonjësve të bashkisë, vlera e të cilave do të arrij mbi 2.7 milionë Euro.

Berisha u ndal edhe te turizmi që sipas tij, ky sektor është kthyer në mallkim për qytetarët shqiptarë.

Kryetari i Partisë Demokratike i bëri sërish ftesë qytetarëve të bëhen pjesë e protestave për të shkuar në qeveri teknike në mënyrë që të ketë zgjedhje të drejta dhe të garantohet vota e lirë e qytetarëve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco