Skandali i mbetjeve toksike/ Muçollari: Nëse s'do të kishte protesta në Tajlandë, ky trafik do të kishte vijuar

Skandali i mbetjeve toksike/ Muçollari: Nëse s'do të kishte protesta në Tajlandë, ky trafik do të kishte vijuar

21:55, 19/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, ka komentuar skandalin e mbetjeve të rrezikshme që janë ngarkuar në Portin e Durrësit me destinacion Tajlandën.

Në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se qeveria pranoi nen trysninë e krijuar nga Italia, Malajzi, dhe nga denoncimet e Opozitës, se në Shqipëri paska mbetje të rrezikshme dhe se ato trafikohen ilegalisht

Postimi i plotë

Qeveria pranon skandalin e 800 tonë mbetjeve të rrezikshme. A do të ketë transparencë e drejtësi?

Qeveria shqiptare ka pranuar se me 4 korrik, një muaj e gjysmë më parë, në Portin e Durrësit, më të madhin në vend është kryer një trafik kriminal me 800 ton mbetje që dyshohet të jetë lende e rrezikshme, toksike.

Pas shumë ditësh heshtje, një zëdhënës ministrie ka pranuar për agjencinë 'Bloomberg' se kjo ka ndodhur, dhe se autoritetet tona po hetojnë për rastin.

Qeveria pranoi nen trysninë e krijuar nga agjenci e shtete nga Italia në Malajzi, dhe nga denoncimet e Opozitës, se në Shqipëri paska mbetje të rrezikshme dhe se ato trafikohen ilegalisht.

Sikur të mos ishte Rrjeti i Bazelit, nëse s'do të kishte protesta në Tajlandë, poqe së Bloomberg s'do raportonte rastin, ky trafik do të kishte vijuar.

Askush nuk mund të thotë se sa herë ka ndodhur deri më tani.

Duke qenë se nga alarmi ndërkombëtar anijet me 800 tonë mbetje po kthehen në Durrës, Qeveria u detyrua më në fund të reagojë.

Ashtu si dhe në raste të tjera kur kapet ngushtë, ajo thotë se nuk dinte gjë.

100 kontejnerë masivë me lende të rrezikshme u ngarkuan pas shpinës së saj.

Pas shpinës së kësaj qeveria që ka shpenzuar miliona euro për satelitë e dronë e që ka futur mijëra shqiptarë në burgje për shtesa pa leje apo për rregullim çatish.

Kush e beson se Qeveria nuk e dinte?

Kush e beson se 800 ton mbetje u ngarkuan në mes të ditës në kalaten lindore, e drejtori i Portit që u be Ministër Mbrojtje më tej, nuk dinte gjë?

Nuk e dinte dogana?

Nuk e dinte policia e Portit?

Askush nuk dinte asgjë!

Ky skandal duhet hetuar plotësisht dhe transparencë e plotë lypset. Ne shpresojmë se BE e NATO do merren seriozisht. Se po të jetë për SPAK-un, me siguri do t'i duket si një vepër e sofistikuar intelektuale e do ta ketë të vështirë të gjejë përgjegjësit e kësaj shkelje monumentale të ligjit e shpërdorimit të detyrës.

Konventa e Bazelit që e kemi nënshkruar që në vitin 1997, e detyron Shqipërinë të marrë masa e të zbatojë një protokoll rigoroz në të tilla raste.

Ligjet tona e përcaktojnë strikt procedurën. Të gjitha janë nëpërkëmbur. Asnjë kontejner s'do ishte ngjitur dot në ato anije pa një shkelje syri nga shefat e mëdhenj.

Ne duam drejtësi. Duam siguri për jetën e shëndetin. Nuk meritojmë mbetje të rrezikshme, dhe biznes mafioz me to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco