Peka: Hetimiet për mbetjet toksike, së pari të nisin për ish-drejtorin e Portit të Durrësit

20:13, 19/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Avenir Peka u bëri thirrje qytetarëve të Thumanës që të mos bien pre e patronazhistëve, por të vijojnë protestat në të drejtën e tyre legjitime.

Në ditën e 231 të qëndresës qytetare ndaj liderit historik të së djathtës shqiptare, Sali Berisha, Peka tha se hetimet që autoritetet kanë nisur për mbetjet toksike të dy anijeve në Portin e Durrësit, duhet të nisin nga ish-drejtoi i Portit, Pirro Vengu, i promovuar së fundmi sipas Pekës nga Rama.

‘Nëse biem pre e presionit të patronazhistëve, do bien pre edhe ato të Thumanës. Ajo që kemi parë me incineratorët, aty ku ka plehra ka mafie. Nëse një qeveri gjen vjedhje të dhëndrri i Berishës, është e njëjta që gjen edhe lëndë helmuese në Portin e Durrësit. Qeveria dhe Policia pretendojnë se kanë nisur hetime për Portin, hetimet të nisin me ish-drejtorin e portit që në kohën kur u nisën anijet nga Porti i Durrësit, pasi ai është promovuar nga Rama. Hetimi i patronazhistëve në Pogradec u manipulua nga Policia dhe Prokuroria nën presionin e patronazhistëe të PS. Ajo që i bën bashkë këta, është korrupsioni deri në qelizë i këtij shteti. Ndaj t’i shporrim këta, duke krijuar një qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira në vend’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco