Vrasja e Egli Progës/ Marshim-protestë në kryeqytet

Vrasja e Egli Progës/ Marshim-protestë në kryeqytet

19:52, 19/08/2024
A+ Aa A-

Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej në një marshimi drejt kryeministrisë, në shenjë proteste ndaj vrasjes së Egli Progës në Pogradec.

Me pankarta dhe parrulla në duar, ‘Kur krimi vret, shteti hesht’ dhe ‘Kundër gangove me pushtet’, ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e babait të dy fëmijëve, ngjarje kjo e ndodhur në Pogradec.

Egli Proga u dhunua për vdekje pak ditë më parë, gjatë një sherri me disa persona të tjerë.

Autori Denis Meçe ndodhet në arrest me burg, ndërsa tre personat e tjerë që nuk kallëzuan krimin janë me detyrim me paraqitje.

Ngjarja u tentua fillimisht të manipulohej nga institucionet, ndërsa pamjet filmike të bëra publike në media treguan se Proga ishte dhunuar deri sa gjeti vdekjen më pas në spitalin e Pogradecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco