Teliti: Bashkia Tiranë më lehtë miraton një tender se ndihmën ekonomike

Teliti: Bashkia Tiranë më lehtë miraton një tender se ndihmën ekonomike

18:50, 19/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorjan Teliti është shprehur se Bashkia Tiranë më lehtë miraton një tender se ndihmën ekonomike.

Teliti ka cekur rastin ku Bashkia ka marrë 70 makina me qira më një kosto që shkon deri në 4 milionë euro pa publikuar asnjë studim fizibiliteti, pa bërë publike se cilat struktura të bashkisë kanë nevojë për 70 mjete e sesi do bëhet shpërndarja e tyre, pa asnjë analizë që të vërtetojë se pse marrja me qira qenka më avantazhuese se blerja e tyre.

Ai shkruan se keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet publike është kthyer tashmë në sistem, ku ekipi drejtues i Bashkisë Tiranë prej 9 vitesh koncepton dhe menaxhon skema me kosto marramendëse financiare që nuk janë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit komunitar, por vetëm në interes të miqve dhe shokëve të oborrit.

“MË LEHTË MIRATOHET NJË TENDER SESA NDIHMA EKONOMIKE! 

Provoni të aplikoni për ndihmën ekonomike mujore pa dokumentat e duhura, jua jep Bashkia Tiranë apo jo?

Qindra familje që cdo muaj aplikojnë për "lëmoshën" e bashkisë për ndihmë ekonomike, për ato 2-3 mijë lekë të reja në muaj, duhet të aplikojnë e të dorëzojnë dokumentat cdo muaj, ndryshe skualifikohen dhe asnjë qindarkë nuk jepet për ta.

Ndërkohë nga ana tjetër, nga Bashkia "kampion i transparencës" merren 70 makina me qira, me një kosto që shkon deri në 4 milionë euro (vlerë kjo dy herë më e lartë se fondi vjetor i ndihmës ekonomike të kryeqytetit), pa publikuar asnjë studim fizibiliteti, pa bërë publike se cilat struktura të bashkisë kanë nevojë për 70 mjete e sesi do bëhet shpërndarja e tyre, pa asnjë analizë që të vërtetojë se pse marrja me qira qenka më avantazhuese se blerja e tyre.

Keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet publike është kthyer tashmë në sistem, ku ekipi drejtues i Bashkisë Tiranë prej 9 vitesh koncepton dhe menaxhon skema me kosto marramendëse financiare që nuk janë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit komunitar, por vetëm në interes të miqve dhe shokëve të oborrit.

Një gjë ta kenë të qartë, TRANSPARENCË DO TË BËHET, duan apo s'duan ata”, shkruan Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco