‘Nuk janë 1, 2, por plot 100’/ Manjani për kontenierët me mbetje toksike: Qeveria jonë negociatore në të gjitha punët e pista...

‘Nuk janë 1, 2, por plot 100’/ Manjani për kontenierët me mbetje toksike: Qeveria jonë negociatore në të gjitha punët e pista...

18:39, 19/08/2024
A+ Aa A-

Juristi i njohur, Ylli Manjani, ka komentuar skandalin e mbetjeve të rrezikshme që janë ngarkuar në Portin e Durrësit me destinacion Tajlandën. Në një postim në rrjetin social Facebook, Manjani hedh dyshime se institucionet shtetërore janë në dijeni të këtyre ngarkesave derisa nuk reagojnë dhe heshtin në mënyrë të frikshme, thotë ai.

“Qeveria jonë është negociatore në të gjitha punët e pista.

Merr mbetje, drogë e emigrantë që si duhen askujt pa asnjë problem, vetëm në këmbim të ndonjë foto me atlete në forume ndërkombëtare.”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Nuk është 1, as 2, as 3, as 10, por plot 100 kontenierë me mbetje të rrezikshme, që nuk dihet se si e në ç'rrethana kanë qenë prezent në territorin tonë!

Rreziku është që ato mbetje të kthehen prap në territorin tonë, pasi vendi pritës rrefuzon ti marrë.!

Asnjë institucion shtetëror, agjensi apo ministri, nuk ka asgjë për të thënë!

Heshtje e frikshme!

Edhe ata që në vitin 2013 protestuan kundër projektit të demontimit të armëve kimike, nuk ndjehen më!

***

Na i sillni ti mbajmë nëpër shtëpi pra, sasinë që na takon secilit.!

U pa kjo punë. Territori ynë tashmë është në hartën e të gjitha pisllëqeve të botës.

Qeveria jonë është negociatore në të gjitha punët e pista.

Merr mbetje, drogë e emigrantë që si duhen askujt pa asnjë problem, vetëm në këmbim të ndonjë foto me atlete në forume ndërkombëtare.

Me këto gjera siguron edhe deklarata mbështetëse, për të cilat populli ynë vdes fare. Shkrihet komplet... 

Për sa kohë që nuk kemi fuqi ta ndryshojmë qeverinë, të marrim aq pisllëk sa na takon e ta mbajmë... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco