'Nuk jam Rrumbullaku, por Llaku i qeverisë'- IRIQI bisedon me drejtorin e policisë, Muhamet Rrumbullaku

'Nuk jam Rrumbullaku, por Llaku i qeverisë'- IRIQI bisedon me drejtorin e policisë, Muhamet Rrumbullaku

18:01, 19/08/2024
A+ Aa A-

Iriqi:- Pse dole me ngut në konferencë shtypi që të mbroje policin në vrasjen që ndodhi në Pogradec?

Rrumbullaku:- Çfarë të thotë vëllai ty!

Iriqi:- Se dhe prokuroria nuk të dha të drejtë. Si mendon?

Rrumbullaku:- Çfarë të thotë vëllai ty!

Iriqi:- Të detyroi Rama?

Rrumbullaku:- Çfarë të thotë vëllai ty!

Iriqi:- Ok, nëse unë mbyll mikrofonin, a mund të flasësh?

Rrumbullaku:- Hë, hë!

Iriqi:-Ok. Më trego.

Rrumbullaku:- Nuk kam dalë në konferenca shtypi për krime shumë herë më të rënda, por për Pogradecin më tha Rama, dil Meti e na jep një dorë se populli është revoltuar. Nuk doja të dilja, por më dërgoi ca foto të shefave të mi që vjedhin e grabisin, që venë gjoba, ndaj heshta. Nga Met Rrumbullaku u bëra Met Llaku. Llaku që i jap shkëlqim qeverisë, u bëj lustër pislliqeve të tyre. Sot policia është tamam si politika. Ata vjedhin tendera dhe koncesione, ne policia vemë gjoba, marrim dikë peng, shantazhojmë, zhdukim prova e plot pisllëqe të tjera. Qeveria gëlltit buxhetin, ne gëlltisim hallexhiun. Ndaj thonë, sheh rrushi rrushin dhe piqet. Rama sot për sot na ka veç ne me vete. Populli ose ka lënë atdheun, ose ka lënë rilindjen. Po ai nuk e çan fare se votat ia mbledhim ne me banditët e zonave. Jemi bërë trinom: "Qeveri-Polici-Hajdutëri”. S’ka burrë nëne të na çajë.

Iriqi:- Po të bëj pyetjen e fundit tani me kamera ndezur. Pse nuk jep dorëheqjen?

Rrumbullaku:- Çfarë të thotë vëllai ty!

Iriqi:- Më thuaj pra ato që më the ca sekonda më parë.

Rrumbullaku:- Çfarë të thotë vëllai ty!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco