'Hapja e urës së Ibrit’, Arifi: Kjo qeveri nuk ia ka haberin diplomacisë, debati nuk duhej bërë publik

17:36, 19/08/2024
A+ Aa A-

‘Hapja e urës së Ibrit është ndër temat më të diskutuara në vend.

Përkundër kundërshtimeve nga ndërkombëtarët për hapjen e kësaj ure, Qeveria e Kosovës mbetet e vendosur që ura duhet të hapet, dhe përgatitjet për hapjen e saj kanë nisur tash e disa ditë, ku tashmë ka përfunduar testimi për stabilitetin infrastrukturor të urës.

Për të diskutuar për këtë temë, i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatore Armela Ferko ishte Dritëro Arifi, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare, ku tha se debati mbi urën duhej të të mbahej vetëm në kanalet diolomatike, dhe jo të bëhet debat publik

Thuajse që një muaj po bëhet debat për një urë, dhe qeveria e Kosovës në vend që të kishte debate mbi arsimin, shëndetësinë, që janë më të rëndësishëm se një urë. Duhet kuptuar që hapja e urës nuk është hapur vetëm për automjete, mendoj që qeveria e Kosovës ka gabuar, dhe ky debat duhej të mbahej vetëm në kanalet diplomatike, që ti bëhet presion partnerëve perëndimor që të hapet ura, pasi është në të mirë të integrimit të komuniteteve dhe jo të bëhet debat publik. Ideja është e mirë, por mënyra si është prezantua nga qeveria është e gabuar.

Dialogu me Serbinë ka përfunduar.  Dialogu nuk dështoi, por nuk pati rezultat. Nuk mundesh ti tregosh SHBA-së se ca do bësh me urë, ka pasur një gjuhë urrejtje ndaj ambasadorit amerikan.

Përsa i përket sulmit të Ukrainës ndaj Rusisë, Arifi u shpreh: Forcat Ruse në lindje të frontit, kanë përparuar në Ukrainë, ndaj ka shumë këndvështrime. Mesazhi që ka dashur Ukraina të përçoj, është që ta turpëroj Putin, që nuk është i gatshëm të mbroj territorin e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco