Vrasja e Progës/ Xhemollari:Bizneset kanë frikë të hapin kamerat, bandat e krimi i terrorizojnë! Duhet dekriminalzim i Policisë!

17:08, 19/08/2024
A+ Aa A-

Rigels Xhemollari, drejtues i Qëndresës Qytetare thotë se autoritetet tentuan haptazi ta manipulonin ngjarjen e Pogradecit. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatore Armela Ferko, Xhemollari tha se të gjitha institucionet përgjegjëse për zbardhjen e vrasjes së Egli Progës, gënjyen për rastin në fjalë. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja, përse qytetarët sipas Xhemollarit kanë thirrur ditën e sotme një marshim-protestë. Sipas Xhemollarit, bizneset kanë frikë të hapin kamerat, pasi bandat e krimi i terrorizojnë.

‘Nxori në pah një shtet që gënjen qytetarët e vet. Rrumbullaku gënjeu në raportimet e bëra për ngjarjen, gënjeu urgjenca kombëtare. Me një makinë të zakonshme mbërrin për 2 minuta e jo më me ambulancë. Gënjeu kryeministri, gënjeu prokuroria. Ragimi qytatetar sa ka ardhur dhe është rritur, s’mund të na gënjejë një shtet që mbahet me taksat tona. Në momentin që kërkojmë drejtësi, atëherë ne marrim gënjeshtra. Kjo ka indinjuar njerëzit që të jemi pjesë e një marshimi proteste, pasi qeveria dhe instancat nuk reagojnë. Normalisht që momentin kur kemi të bejmë në një shtet policor, atëherë do ketë reagim. Kur SPAK na thotë që 300 policië kanë qenë të përfshirë në veprat kriminale, atëherë kur Rama del e mbron këtë strukturë dhe bën avokatin, atëherë edhe kryeministri duhet të shkojë në fund bashkë me to. Të gjithë janë përgjegjës në këtë situatë. Ne kemi dyshuar për manipulimin e ngjarjes, askush nuk foli me kompetencë, ishte e sigurtë që s’ishte ngjarje për gjobëvënie, duhet të fliste Gjykata jo Rrumbullaku. Rama foli nga informatat e Policisë së Shtetit, nuk u bë hetim i gjerë dhe i gjithëanshëm. Ajo që më shqetëson, Pogradeci është qytet i qetë, është kthyer në një qytet ku bizneset kanë frikë të japin dhe të hapin kamerat, pasi bandat e krimi terrorizojnë bizneset për të bashkëpunuar. Policia bashkëpunon më parë me bandat se me qytetarët. Në s’do të ishte për mediat, ngjarja do të kalonte si gjithë ngjarjet e tjera.

‘Nuk besoj se me një marshim zgjidhet çdo gjë, se besoj të ketë ndryshim të akuzës, përmes protestave dhe reagime të përditshme, duke u bërë ne pjesë e demokracisë normalisht që do ketë ndikim’, tha Xhemollari.

‘Të zgjedhurit tanë nuk e cojnë në fund çdo kauzë që ne na shqetëson. Duhet ta mbrojmë ne të drejtën tonë, edhe të shëndetit. Nisur nga postimi i motrës së të ndjerit, u bëra pjesë e marshimit e të ndjerit. I prekur dhe i bindur se nuk ka sesi të keqpërdorë ngjarjen e vëllait të vet, iu bashkova këtij marshimi. Nëse agjenda të ndryshme kërkojnë të përfitojnë nga ngjarja, s’është normale dhe e turpshme. Nëse dikush tenton të marrë flamurin, atëherë do sfumohet ngjarja. Të kërkojnë ashpërsim të masës, çdokush duhet të shkojë në seancë për të marrë dijeni për sa ka ndodhur.  Na tregoi shumë, pasi s’kemi siguri në vendin tonë. Imagjino se çfarë ndodh në ato qytete ku ka aktivitet më të madh kriminal. Kemi policinë më të inkriminuar në 33 vitee, nga kanabizimi, deri te dosjet e revanshit, apo sky dhe metamorfoza. Policia cënon qytetarët, shëndetin e tyre, nuk parandalon dhe inkurajon krimin për t’u përfshirë në aktivitete kriminale. Nëse ka një gjë që duhet bërë, është dekriminalizimi i policisë së shtetit, Kemi parë polici që dhunon e frikëson protestuesit. Duhet të ketë formatim të gjithë strukturës, reagimi qytetar do të jetë kundërpërgjigja me çdo formë e mjet’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco