Vasili: Skandali i 816 ton mbetje toksike, që kalojnë nga Porti i Durrësit, se kemi qeverisje-plerë dhe zero SPAK!

Vasili: Skandali i 816 ton mbetje toksike, që kalojnë nga Porti i Durrësit, se kemi qeverisje-plerë dhe zero SPAK!

17:05, 19/08/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar skandalin e mbetjeve të rrezikshme që janë ngarkuar në Portin e Durrësit dhe kapur nga autoritetet tajlandeze, nga ku pritet të rikthehen sërish në Shqipëri.

Vasili e quan Portin e Durrësit një han pa porta nga i cili hyn dhe del çdo gjë pa asnjë problem dhe kontroll, pasi çdo aferë plehrash ose ka në ballë ose në krah gjithmonë qeverinë shkruan ai.

Postimi i Vasilit:

Qeverisje-plerë kjo eshte qeverisja e Edi Rames.

Çdo lloj plere apo afere plehrash ka ose ne balle ose ne krah gjithmone qeverine.

Qindra ton plera toksike dalin pa asnje problem nga Porti i Durresit, qe eshte kthyer ne nje han pa porta ne duart e çdo lloj trafiku e trafikanti.

Ky shtet i inkriminuar gjer ne gryke ja ka falur çdo porte hyrje te vendit horrllekut te mafies, pasi droga, mbetjet toksike e parate e pista e kane autostrade dhe hyjne e dalin si duan dhe kur duan.

Dhe shqiptaret e mesojne nga Blomberg kete skandal, qe raportoi se ishte një organizatë amerikane e quajtur “Basel Action Netëork”, e cila vuri në dijeni autoritete e Tajlanëdës lidhur me këtë ngarkesë të rrezikshme.

Basel Action Netëork qe nga Amerika zbulon çfare eshte nisur nga Durresi.

Ndersa qeveria-plerë vetem ndihmon trafikantet e plerave.

Ku eshte kontrolli shteteror ne Port?

Si kalojne pa asnje problem ne Port qindra ton plera toksike?

Po policia kriminale dhe e antitrafiqeve ku eshte?

Ku eshte SPAK, qe merret me arka cironkash, me kombajnen e blere 25 vjet me pare e me gjobat e policise?

Ne se SPAK nuk do te ishte nje nje zyre e rilindjes e komanduar nga Edi Rama, brenda 24 oreve mund te hetohej e zbardhej pergjegjesia nga i pari tek i fundit per kete skandal mafioz.

Apo SPAK sapo shikon krime dhe korrupsion " intelektual" te permasave gjigande zhduket e tretet fare.

Krimi ka kthyer Portin ne strukture funksionale qe e kontrollon 100% vete.

Qeverisja-plerë e Edi Rames u deshmua edhe nje here nga skandali i 816 ton mbetje toksike, qe i denoncuan organizatat jashte Shqiperise, ndersa banda rilindase ka hapur portat kater kanate dhe celsat jua ka dhene trafikanteve dhe krimineleve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco