VIDEO/ Kalaja: Nuk do ta ndalojmë betejën tonë ligjore, po pregatisim një kallëzim tjetër penal

15:21, 19/08/2024
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja ka folur mbi sezonin e tenderave të cilat bashkia e Tiranës duket sikur i shet dhe jo sikur ka një proces që një kompani të konkurojë dhe të fitojë tenderin.

Kalaja e ftuar në ‘Edicionin e Pasdites' në 'Syri Tv’, u shpreh se është një shpenzim shumë i madh për banorët e Tiranës, më një shpenzim të tillë mund të ishte ndërtuar një kopësht apo një çerdhe, mund të ishte rritur ndihma ekonomike për qytetarë të ndryshëm të Tiranës.

'Është evidente që nuk është bërë një analizë financiare lidhur me dobishmërinë e marjes se këtyre makinave, dhe nga ana tjetër edhe risku i një shpenzimi kaq të madh për një mjet i cili nuk është në pronësi të bashkisë Tiranë. Çfarë do të thotë kjo? Është një shpenzim shumë i madh për banorët e tiranës, më një shpenzim të tillë mund të ishte ndërtuar një kopësht apo një çerdhe, mund të ishte rritur ndihma ekonomike për qytetarë të ndryshëm të tiranës.

Dhe nga ana tjetër i gjithë ky shpenzim lidhet me kompani të cilët kanë lidhje interesi personale me kryetarin ilegjitim te bashkisë.

Nuk ka shance që një biznesmen, në mënyrë të rregullt, të afrohet në bashkinë ë tiranës dhe të fitojë një tender, jo më kot shoqëria ‘Fusha SHPK’, kryeson mbi 60% të tenderave. Pra janë firma të cilat nga mënyra sesi e korruptojnë kryetarin e bashkisë, e përfitojnë tenderin. Pra cdo gjë është e paramenduar dhe e paracaktuar.

Ne nuk e kemi lënë të qetë Erjon Veliajn, pavarësisht se sot SPAK nuk bën reagim, SPAK është katandisur jo vetëm koleg i Veliajt por është katandisur ehde punëmarrës i Veliajt, por ne jo vetëm që nuk do ta ndalojmë betejën tonë ligjore, por nga ana tjetër me këtë betejë, nga ana tjetër ne i tregojmë dhe publikut që kemi shumë të drejtë në akuzat që i bëjmë Altin Dumanit dhe prokurorëve të tjerë të cilët shkelin ligjin, shkelin kushtetutën dhe janë vënë në shërbim të Erjon Veliajt.

Po pregatisim një  kallëzim penal lidhur më këtë pronë publike.'- u shpreh Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco