Vuksani:Tregtues të lidhur me qeverinë dhe deputetë të PS, më të interesuar të shesin produkte importi!

Vuksani:Tregtues të lidhur me qeverinë dhe deputetë të PS, më të interesuar të shesin produkte importi!

14:03, 19/08/2024
A+ Aa A-

Z. Gjok Vuksani, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, gjykon se situata e vështirë e fermerit shqiptar dhe e bujqësisë në tërësinë e saj vjen sa nga nënvleftësimi që i bën Qeveria shqiptare, aq dhe nga monopolet e lidhura me qeverinë, që menaxhojnë tregimin e produkteve.

I ftuar sot në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, z. Vuksani ndër të tjera tha:

“Unë mendoj se përveç paaftësisë së strukturave drejtuese të Ministrisë së Bujqësisë, që është evidente, ka një lloj mos kujdesi, ka një lloj si të thuash nënvleftësimi, diskriminimi të bujqësisë shqiptare.

Ju e keni parasysh: edhe mediat shqiptare japin showbiz, japin koncerte, japin për intelegjiencën artificiale dhe nuk japin asnjë gjë, asnjë emision, asnjë intervistë, asnjë kronikë sado të vogël për bujqësinë me të cilën jetojnë rreth 40% e shqiptarëve.Pra, ka një nënvleftësim, ka një armiqësi siç e ka thënë Kryetari  i PD, të kësaj qeverie ndaj bujqësisë. Unë mendoj se është një “Don’t care” - një nënvlerësim total i saj dhe kjo është pjesa e parë.

Pjesa e dytë është problemi i monopoleve që menaxhojnë tregtimin e ushqimeve shqiptare. Ju e keni dëgjuar nga një profesor shumë i dëgjuar, prof. Ciko,  për rreth 100 -  150 produkte ushqimore, të cilat shiteshin 79% më shtrenjtë se në vendin ku ato prodhoheshin!!! Pra, produktet ushqimore që prodhoheshin në Itali shiteshin 79% më shtrenjtë si mesatare (në 150 produkte) sesa në atë vendin ku prodhoheshin.

Pra, në një farë mënyre, këtu është një grup shumë i fuqishëm tregtuesish, importuesish të produkteve bujqësore, që kanë një lidhje shumë të ngushtë me qeverinë; një pjesë e tyre janë dhe deputetë në parlamentin shqiptar të Partisë Socialiste, të cilët janë më të interesuar të shesin produkte të importit sesa të shesin dhe të marrin produkte që i prodhon fermeri.”

Ndiqni intervistën e plotë me z. Gjok Vuksani në vazhdim.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco