'Dava 500 mije €'/ Gjokutaj: Puseta e Drejtesise po hapet! Pazare të gjyqtares së GJKKO me një kandidat për burg të kërkuar në Vjenë

'Dava 500 mije €'/ Gjokutaj: Puseta e Drejtesise po hapet! Pazare të gjyqtares së GJKKO me një kandidat për burg të kërkuar në Vjenë

12:02, 19/08/2024
A+ Aa A-

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka ngritur dyshime për një lidhje të mundshme kriminale mes një gjyqtareje të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe një të shumëkërkuari nga drejtësia në Vjenë, Austri.

Në një postim në Facebook, Gjokutaj shkruan se gjyqtarja e përmendur është përmendur në mesazhet e një telefoni të sekuestruar nga SPAK gjatë një operacioni në shtëpinë e një të arrestuari.

Sipas avokatit, mesazhet zbulojnë pazare të gjyqtares me një person të cilit i është premtuar një shumë prej 500 mijë eurosh, në këmbim të favorshëm për një kandidat për burg në Vjenë, që është i përfshirë në mashtrim.

Gjokutaj shton se, megjithëse këto prova janë në duart e njërit prej prokurorëve të SPAK, nuk është ndërmarrë asnjë veprim deri më tani, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij mosveprimi. Ai paralajmëron se sistemi i drejtësisë po shfaq shenja të korrupsionit të thellë dhe se situata po përkeqësohet në Shqipëri.

“Kush është gjyqtarja e GjKKO që shfaqet në një telefon të sekuestruar dhe që bën pazare me një kandidat për burg të kërkuar në Vjenë për mashtrim? Po prokurori i SPAK që e ka dosjen dhe nuk vepron? Drejtësia po zbulohet, dhe bashkë me të do të përkeqësohet edhe Shqipëria,” shkruan Gjokutaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco