VIDEO/ Nisma 'Drejtësi për Eglin!' përhapet në rrjetet sociale

VIDEO/ Nisma 'Drejtësi për Eglin!' përhapet në rrjetet sociale

10:53, 19/08/2024
A+ Aa A-

Në rrjetet sociale po shpërndahet nisma “Drejtësi për Egli”, e cila i bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për t’i kërkuar organeve të drejtësisë, drejtësi të vërtetë për jetën e humbur e një babai të ri, Egli Progës, vrarë në një akt dhune në Pogradec.

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar sot njërin prej këtyre mesazheve me video: “Një thirrje nga thellësia e shpirtit: Drejtësi për Egli Progën!” shkruan Berisha.

Zonja në video, duke iu drejtuar bashkëkombësve të saj, shpjegon arsyen e video-mesazhit publik: 

“Përse unë bashkohem me nismën “Drejtësi për Eglin” dhe në emrin e Eglit unë shikoj gjithë rininë shqiptare.

Unë çohem për drejtësinë shqiptare. unë çohem që askujt të mos i merret jeta dhe pastaj kriminelët të lihen të lirë, kriminelët të shëtisin të lirë dhe të marrin një jetë tjetër.

Unë çohem për një të nesërme të sigurt.

Unë çohem për një të nesërme që e dënon krimin, që e dënon korrupsionin.

Unë çohem për një të nesërme ku ka dritë, ku ka shpresë dhe ku shpresohet që Shqipëria do të bëhet. 

Unë çohem për një Shqipëri të lirë nga satani dhe një Shqipëri që i bindet dashurisë dhe që i është hequr zemra prej guri e i rivendoset një zemër plot dashuri.”

Prandaj dhe thërras: Drejtësi për Eglin! Unë bashkohem, bashkohu dhe ti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besimi19/08/2024 13:43

Po, duhet ti bashkohemi te gjithe pa dallime politike pasi te gjithe endrrojme per nje drejtesi te ndershme, profesionale e te barabarte per te gjithe. Boll me drejtesi politike jemi ngopur per 75 vjet. Te gjithe ne shesh per tu solidarizuar me qellim e mire e per te larguar gangot politike nga drejtesia.

Shto koment

Denonco