Shiu shuan shumicën e zjarreve, ministri e shet si sukses qeveritar

Shiu shuan shumicën e zjarreve, ministri e shet si sukses qeveritar

10:06, 19/08/2024
A+ Aa A-

Falë reshjeve të fundit të shiut, zjarret në vend janë shuar në shumicën e tyre.

Por pavarësisht kësaj, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e shiti një fakt të tillë si një sukses qeveritar.

“Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë territore të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive.

Mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, të Emergjencave Civile, që nga zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal. Përkushtimi i tyre i përbashkët ka qenë vendimtar në minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, shprehet Vengu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Servis19/08/2024 10:24

Po shyqyr qe u shuan mire mavri.

Shto koment

Denonco