Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

 Trarët e urrejtjes 'Rama' kundër Veriut, ose qoftëlargu i fundit

Trarët e urrejtjes 'Rama' kundër Veriut, ose qoftëlargu i fundit

14:20, 18/08/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Një mik më tha një ditë një rrëfenjë të një artisti.

Gjendur në kafe me një mik të ri të panjohur më parë. U pyeten mes vetes e ndër të tjera artisti i drejtohet rishtarin.

Nga të kemi or mik?

Nga Shqipëria e Mesme i gjegjet ai.

E ku bie kjo?

Po ja vihet në siklet mysafiri, Tiranë, Durrës, Elbasan...

E ke gabim mo burrë i dheut ia kthen aktori.

Nuk ka Shqipëri të Mesme.

Si nuk ka habitet i "mesmi"?

Shqipëria e Mesme është një shpikje e komunistëve për me zvogëlu Veriun. Gjeografia dhe leksiku e kanë shenjën në Shkumbin, e prapë e gjitha kjo është edhe simbolikë.

E duket se komunistët pa din e iman, as fe tjetër, bijtë e rikthyer në pushtet egërsisht, nuk ndalen.

Janë kirurgjikal në dreqosje. Shiko kthjellët, qetë dhe ftohtë.

Trarët.

Investimet.

Përfaqësimet.

Nuk është ide ndasie rastësore, kusur zhvillimi intensiv, ligjësi tregu, efekte kontratash sipërmarrjeje, ofertë më e mirë me çmim më të shtrenjtë. Jo. Jo. Është çmenduri e një individi që dikur u thoshte veriorëve çeçen. Është urrejtje e një të krisuri mendor. Mllef i një të lojturi nga fiqiri.

Përse mos flasim për një ekuilibër të masakruar, të ruajtur me shumë vëmendje e kujdes nga themelet e shtetit e deri dje, kur nisi qeverisjen, ky zoti Urrejtja për Veriun e Shqipërisë.

Nëse merr e rendit me kalem investimet në qarqet veri-jug paturpësia e mbushur me shpërfillje ka të dhëna katastrofike me diferenca disa herë më pak në trevat e veriut.

Numri deputetëve është 28 me 112.

Në qeveri gjende sa për farë e për kungullojë plot një ministër pa dashje me gjithë tufën tjetër matanë.

Kanë krijuar neveritshëm ndarjen Andej e Këtej. .

Në qeverinë e drejtësisë ngjashëm kërcet kandari.

Kanë shpërfytyruar fjalën Malësor me Malok

Dhe zoti Urrejtja nuk mbaron. Çdo ditë ndonjë keqdashje shtesë.

E nisi ditët e para me traun në rrugën e Kombit. Investimin e jashtëzakonshëm të rrugës bashkuese të Kombit i vuri një pikë kufitare me pagesë në Kukës. Këtu edhe PD u fik shpejt në rezistencë. Mori ujë qëndresa diku. Kudo ndodh, investim me para publike mirëmbajtja nuk mundet të qeraset privatisht.

Ende pa u squllur zemërimi e shqiptarët e veriut, ku bën pjesë vëllazëria e Kosovës erdhi tjetra. Duhet të paguajnë në "kufirin" Rama.

Në Thumanë vjen Trau 2.

Kufiri Rama 2.

Do pëshpërisë ndonjë qeveridashës por kjo është bërë nga investitor privat.

Po.

E ndaj nuk mundesh në asnjë sekondë dhe mënyrë të mbyllësh rrugën dytësore ndërtuar me para publike. Nuk u vendos dot pikë doganore veriorëve shpi për shpi. Nuk ka ligj as moral. Ky urrejtës i madh ka prishur edhe ekuilibrat krahinor dhe religjioz të përfaqësimit. Duhet shkulur me çdo çmim e kusht.

Kjo farëkeqësi e mbjellë nga Rama, nuk ka të bëjë aspak me popullsitë e trevave, të cilat kanë me dhjetëra mijëra familje, fëmijë me prindër Andej dhe Këtej

Jo jo. Është Ai. Qoftëlargu i fundit. Zoti do e ndëshkojë për çdo mëkat ç’kombëzimi, e asnjë lutje nuk do i bëjë derman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco