Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Drejtësia e ‘re’, një fytyrë, që vetëm nxin dhe nuk ndrin!!

Drejtësia e ‘re’, një fytyrë, që vetëm nxin dhe nuk ndrin!!

13:27, 18/08/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Mjerisht sot shumica dërrmuese e njerëzve kur flasin për këtë Drejtësinë e ‘re’ tregojnë vetëm zhgënjim te thelle.

Qartazi Drejtësia e ‘re’ nxin dhe vetëm nxin dhe nuk ndrin gjëkundi.

E kapur, e përdhosur, e poshtëruar nga Pushteti, Drejtësia sot është shndërruar ne një hall i madh kushtetues, ligjor dhe social për te gjithë shqiptaret.

E krijuar për t'ju dhëne përgjigje paligjshmërisë, korrupsionit dhe kriminalitetit, Drejtësia me regji është kthyer ne mbështësen dhe inkurajuesen e tyre kryesore.

E krahasuar me drejtësinë e ashtuquajtur te vjetër, kjo e famshmja drejtësia e ‘re’ e ka humbur garën ne çdo tregues.

Prokuroria e krimeve te renda ishte shume me reaguese, interaktive dhe zbuluese ajo vete e fakteve.Eshte fakt qe edhe shumica e krimineleve me re njohur, qe janë ne burg,  janë falë saj po ashtu edhe procedimi ndaj ish ministrit Tahiri.

Ndërsa kjo Drejtësia e ‘re’ ka ne dispozicion mijëra fakte te zbuluara nga opozita e faktorë te tjerë, por ka lidhur këmbë e duar e nuk vepron, zvarrit çështjet, i mbyll ato, pra duke treguar qarte se i shërben verbërisht pushtetit duke e kriminalizuar kësisoj totalisht drejtësinë.

Drejtësia e ‘re’ ka dhënë qartazi mesazhin se nuk turpërohet qe te mbylle sytë përpara çdo denoncimi me një mal me fakte.

Inceneratoret, afera McGonigal, afera Beçhetti, Koncesionet ne shëndetësi,Teatri Kombëtar, Porti i Durresit, afera 5D, denoncimet e ish zv/kryeministrit Ahmetaj e shume, shume te tjera e kane zhveshur keqas Drejtësinë e re si te kapur ne mënyrën me te neveritshme, qe ka mision te mbroje nga pandeshkueshmëria Ramen, Veliaj dhe një bande te tere, qe ata kane nga pas.

Vjedhjet shtetërore vazhdojnë sot me keq se me pare dhe horrat bedelë te pushtetit bëjnë sikur rrinë ne burg e ndërkohe kompanitë e tyre vazhdojnë te rrëmbejnë fonde publike, sepse kane siguruar alibinë e SPAK dhe mbështetjen e tij.

Gjykatës bandite te dreqtesise se re kane kurajon te japin vendime skandaloze antiligjore duke shkatërruar çdo themel ligjshmërie ne këtë vend.

A ishim me mire kur ishim me keq?

Fatkeqësisht përgjigja është: Po.

I gjithë iluzioni i Dreqtesise se re është fikur me kohe dhe kushdo qe do te mbaje ndezur kandilin e mekur te saj veçse duket qesharak.

Vetingu i kapur, me dy standarde dhe nepotik i rrezuar edhe nga GJEDNJ ne Strasburg shuajti çdo iluzion për këtë instrument qe telekomandohet nga kryeministria.

Tortura qe heqin qytetaret për te marre drejtesi ku koha është zgjatur vite te tera, aksesi i rrënuar per shkak te hartës gjyqësore kriminale, shkretimi i gjykatave dhe prokurorive nga mungesat e shumta kjo është fytyra reale e dreqtesise se re qe është e humbur totalisht përballe te ashtuquajturës drejtësi e vjetër.

Ndryshimi banditesk i dhjetëra ligjeve te reformës nga banda e rilindësve ne Kuvend e ka mbuluar me mballoma, arrna e rrecka korruptive mafioze reformen e 21-22 korrikut 2016.

Riparimi dhe arrnimi i kësaj reforme është i pamundur.

Vetëm nje qilizem e vërtete nga themeli do te pastronte atë nga krimbat e gjarpërinjtë korruptivë, qe fshihen e  strehohen nën të.

Duhet te ndahemi sa me pare nga kjo drejtësi, qe vetëm nxin dhe nuk ndrin!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco