Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Berisha: Ura që e mori Buna! Mashtrim tjetër i Edi Ramës

Berisha: Ura që e mori Buna! Mashtrim tjetër i Edi Ramës

12:43, 18/08/2024
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, Shqipëria sidomos Shkodra e deri në Krujë dhe Mali i Zi janë vende komplentare turizëm.

Në këtë kuadër në Janar të vitit 2012 në një vizitë zyrtare me qeverinë e Malit te Zi ramë dakord për ndërtimin e Urës së Bunës që do të lidhë Ulqinin me Velipojën në derdhje të lumit midis Shën Nikollës në anën e Ulqinit dhe Pulaj në Velipojë dhe shkurton distancën midis këtyre dy qyteteve me mbi 70 km.

Rruga Shëngjin Velipojë kishte arritur deri në Rrjoll dhe po vazhdonte kështu që ura afronte Shëngjinin me Ulqinin me rreth 110 km dhe krijohej kështu një ansambël turistik Ulqin-Velipojë -Shëngjin nga më të bukurit në të gjithë bregun Adriatik.

Në atë takim u ra dakord që krahas ndërtimit të urës të nisim punën për projektin për thellimit të Bunës si dhe ndërtimin e Molit në Shkodër në mënyrë që të mundësoheshin ture turistike Shkodë- Ulqin-Tivar.

U ra dakord që ura e re që do ndërtohej të ishte me mekanizëm hapje për anijet turistike njëlloj si ura që u ndërtua në hyrje të Shkodrës. Me qeverinë e Malit të Zi ramë dakord të lobojmë së bashku për projektin e thellimit të Bunën pranë BE dhe Bankës Botërore.

Ne gjithashtu nisëm projektin e rindërtimit të rrugës Shirokë-Zogaj. Me ardhjen e rilindjes çdo gjë u përmbys natyrisht dhe ky projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi për Shkodrën, Ulqinin Velipojën dhe Shëngjinin u arkivua.

Por në qershor të vitit 2021 duket se ish-kryeministri Abazoviç propozoi vendosjen në axhendë të kësaj vepre me leverdi të madhe turistike.

Në takimin e Ballkanit të Hapur u firmos marrëveshja për urën e cila u paraqit në 3D dhe u njoftua se punimiet do të fillonin menjëherë dhe ura do të përfundonte në gusht të vitit 2024.

Një portal që verifikoi këto ditë zbatimin e marrëveshjes gjeti se ajo kishte mbetur në letër. Në Velipojë, derdhje të Bunës nuk ekzistonte asnjë gjurmë e saj.

Gazetari pyeti aty një patronazhist nëse dinte gjë për fatin e saj.

Rama e ndërtoi urën, por atë e mori Buna u përgjigj ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco