Berisha: Sot fara e bllokmenëve ka asgjësuar votën e lirë dhe plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve

Berisha: Sot fara e bllokmenëve ka asgjësuar votën e lirë dhe plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve

20:41, 17/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj është një detyrim për çdo shqiptar që kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre.

Fjala:

Masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj është një detyrim për çdo shqiptar që kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre.

Por kurrë të mos harrojë se ata që i ekzekutuan burrat e Mirditës më 17 gusht të vitit 1949 në Qafë Valmirë, ata sot janë përsëri në pushtet.

Sot, bastardi i familjes Klosi është sekretar i përgjithshëm i partisë së krimit.

Sot, Edi Rama është kryetari i kësaj partie, i ati i të cilit urdhëroi jo në vitin 1949, por në vitin 1988, po në gusht, varjen në litar publikisht të poetit disident Havzi Nela.

Asnjë njeri nga pasardhësit e xhelatëve Hoxha, Shehu, Klosi, Rama nuk ka kërkuar të falur për aktet mizore të paraardhësve të tyre.

Për aktet terroriste.

E vërteta është se sot Edi Rama nuk ekzekuton dot, por në aspekte të tjera nuk u lë gjë mangët paraardhësve të tij.

Sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë që tre liderët e partive kryesore opozitare mbahen në arrest shtëpie, ndiqen penalisht, denoncohen publikisht për asnjë faj që ata të kenë kryer, por vetëm si kundërshtarë të Edi Ramës, si armiqtë e tij politikë.

Sot, fara e bllokmenëve krijoi rilindjen e bllokut, rilindjen e tyre, e cila asgjësoi në Shqipëri votën e lirë.

Plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve. Nuk i internon ata, por i përzë ata nga vendi i tyre sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Sot, një formë më e shëmtuar regjimi se çdo formë që ka ekzistuar më parë në Shqipëri është instaluar.

Një formë që po shkatërron kombin, po shkatërron Shqipërinë në çdo aspekt.

Sot është një ditë thirrje për të gjithë shqiptarët, të ngrihemi të pamposhtur kundër këtij regjimi që ndëshkon këtë komb.

Që grabit këta qytetarë.

Që plaçkit pasuritë e tyre.

Që konfiskon votën dhe liritë e tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco