Balliu: Qytetarët, me Kushtetutë, kanë të drejtë të protestojnë në rrugë, në shesh, në pallat apo sipër pallatit!

Balliu: Qytetarët, me Kushtetutë, kanë të drejtë të protestojnë në rrugë, në shesh, në pallat apo sipër pallatit!

20:14, 17/08/2024
A+ Aa A-

Qytetarë dhe mbështetës të liderit të opozitës janë mbledhur sërish sonte në Rrugën e Shpresës në Tiranë për të shprehur revoltën e tyre kundër kësaj qeverie dhe aferave të saj korruptive në të 229-n ditë të mbajtjes në arrest politik të z. Sali Berisha. 

Tubimin e hapi z. Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i PD, i cili theksoi rëndësinë e protestave popullore si një e drejtë që e jep Kushtetua e vendit dhe nuk mund të ndalohet nga Policia.

“Siç edhe e patë, jo vetëm në Tiranë, në bashkinë e Maliqit, po edhe në Thumanë dhe në fakt, gati kudo në Shqipëri, - tha ai, - ka një protestë të qytetarëve të cilët kërkojnë një të drejtë: t’i thërrasin qeverisë dhe të vijë të komunikojë me ta. Në çdo shtet normal ku ekziston demokracia, qeveria do t’i përgjigjet qytetarëve dhe do të shkonte të diskutonte me ta.

Por, në Shqipëri çfarë ndodh?! - Kur qytetarët kanë një kërkesë për të diskutuar për qeverinë, me qeverinë, ata sjellin Policinë!

Tani, në cilin vend të botës është normale të ndalosh protestat qytetare?! Justifikimi i tyre se nuk duhet bllokuar rruga është një justifikimi që e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese.

Qytetarët kanë të drejtë të protestojë në daç në trotuar, në daç në rrugë, në daç në  shesh, në daç në pallat, në daç sipër pallatit! Protesta është e drejta kushtetuese, por ne jetojmë në një shtet ku Kushtetuta nuk ka rëndësi,” theksoi Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco