Dështimi me 'Garancinë Sovrane', falimenti i paracaktuar i shumë prodhuesve shqiptarë!

Dështimi me 'Garancinë Sovrane', falimenti i paracaktuar i shumë prodhuesve shqiptarë!

18:20, 17/08/2024
A+ Aa A-

Nga Dorian Teliti.

Dështimi i paralajmëruar me garancinë sovrane për fasonët, falimenti ishte fati i paracaktuar i shumë prodhuesve shqiptarë! 

 

Fakt 1: Një vit më parë, nga selia e PD-së me deklaratë zyrtare, i kërkuam qeverisë t’i vinte gishtin kokës dhe të hartonte me urgjencë një paketë financiare mbështetëse direkte, sidomos ndaj efekteve negative të zhvlerësimit të euros, pasi falimentimet ishin të shumta në radhët e prodhuesve dhe me mijëra po i shtoheshin rreshtit të stërgjatë të papunësisë dhe varfërisë.

Fakt 2: Qeveria pasi heshti për disa muaj, sodiste me buzëqeshje ndërkohë që bizneset që falimentonin shtoheshin, në vend që të jepte ndihmë financiare direkt, harton dhe miraton një skemë të "Garancisë Sovrane" prej 40 milionë eurosh, e cila deri më sot, ashtu siç e kishim paralajmëruar – nuk ka dhënë asnjë rezultat! - Përkundrazi.

Fakt 3: Qeveria nuk ka publikuar asnjë raport mbi ecurinë e kësaj Garancie, pasi vetëm kështu po mundohet të fshehë dështimin e saj dhe braktisjen e kthyer në politikë qeverisëse.

Rezultati: Nuk humbën pushtetarët, as bizneset e tyre importuese apo ato të lidhura me ta. Humbën shqiptarët, humbën prodhuesit, humbën eksportuesit, humbën punonjësit.

Nuk ka zgjidhje tjetër përveç ndryshimit politik në drejtim të punëve, ndryshe kriza do bëhet aq e thellë sa të pakët do të jenë ata që do duan të jetojnë apo ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin tonë. O sot, o kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco