Milo denoncon 'propagandën e Qeverisë' për rritjen e pagave të punonjësve të Administratës: Ja e vërteta

Milo denoncon 'propagandën e Qeverisë' për rritjen e pagave të punonjësve të Administratës: Ja e vërteta

13:42, 17/08/2024
A+ Aa A-

Sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, Petraq Milo denoncoi këtë të shtunë propagandën e Qeverisë lidhur me rritjen e pagave të nënpunëse të shtetit.

DEKLARATA E MILOS

Qeveria me propagandën e saj nuk ndalon së premtuari për rritje të pagave dhe veçanërisht ato të sektorit shtetëror

    Por në fakt të dhënat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2024  tregojnë një realitet të ndryshëm

    Sipas të dhënave të INSTAT, niveli i pagës mesatare bruto mujore në rang vendi ka pësuar një rënie nga 75 025 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023 në 73 641 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose një rënie në rreth - 2%

    Rënien më të lartë të pagës mesatare bruto mujore e ka treguar paga mesatare në sektorin shtetëror, ku nga 87 864 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 84 979 lekë në muaj në tremujorin  e parë të vitit 2024, ose një rënie në - 3.3%

"Himara" dhe "Beleri", ish-ambadadori grek në Tiranë, Malias: Mjaft kemi toleruar, Greqia t’i tregojë "vijën e kuqe" regjimit të Ramës

    Ndërsa paga mesatare mujore bruto në muaj, në sektorin privat, është ulur nga 69 400 lekë në muaj, në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 68 686 lekë në muaj, në tremujorin e parë të vitit 2024, ose një ulje në -1%

Rënia e pagës mesatare bruto në muaj ka prekur pothuajse të gjithë të punësuarit sipas grup profesioneve

    Punonjës të nivelit të lartë drejtues të administratës dhe të biznesit kanë treguar një ulje të pagës mujore bruto nga 122 097 lekë në muaj, në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 118 699 lekë në muaj në tremujorin e  parë të vitit 2024, ose nje rënie ne – 2.8%

    Punonjës specialistë me arsim të lartë një ulje të pagës nga 97 520 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 95 307 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose nje rënie ne – 2.3%

    Punonjës teknik dhe specialistë të mesëm një ulje të pagës nga 82 277 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 80 515 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose  nje rënie ne – 2.1%

    Punonjës të tregtisë, akomodimit, etj një ulje të pagës nga 57 887 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 56 386 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose nje rënie ne -2.6%

DOKUMENTET/ PD: Landfilli i Sherishtes në Vlorë, fituesi i paracaktuar, kontrata u nënshkrua 2 muaj para. Pse s'e heton SPAK-u?

    Punonjës të profesioneve elementare një ulje të pagës nga 48 318 lekë në muaj në tremujorin e katërt të vitit 2023, në 48 131 lekë në muaj në tremujorin e parë të vitit 2024, ose nje rënie ne -1.0%

Rënia e pagës ka varfëruar dhe thelluar më shumë krizën ekonomike familjare për punonjësit me nivele të ulta të pagës

    Sipas Bankës Botërore një person që jeton me 6.85 USD në ditë është i varfër

    Një punonjës së bashku me një ngarkesë familjare 1.5 fëmijë, që është norma mesatare e ngarkesës, jeton në kushtet e varfërisë absolute

    Sipas të dhënave të INSTAT, një punonjës i shitjeve dhe shërbimeve sot paguhet me një pagë bruto në 56 386 lekë në muaj ose një pagë neto në 46 641 lekë në muaj 

    Të ardhurat mujore të këtij punonjësi janë 485 USD, i cili se bashku me familjaret e tij jeton ne kushtet e varfërisë absolute

    Një punonjës i profesioneve elementare paguhet sot me një pagë bruto në 48 131 lekë në muaj ose me një pagë neto në 41 562 lekë në muaj

    Të ardhurat mujore të këtij punonjësi janë 432 USD, i cili se bashku me familjaret e tij jetoj përsëri ne kushtet e varfërisë absolute

Nis nesër pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia me plan masash. Ja itinerari i lëvizjes së mjeteve

    E gjithë kategoria e punonjësve me nivelin e pagës nën 485 USD në muaj jetojnë afër kushteve të varfërisë absolute

    Gjithashtu kjo shtresë është më e prekura dhe më e pambrojtura nga rritja e lartë e çmimeve  dhe veçanërisht të çmimeve të produkteve ushqimore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco