Sali Berisha: Tavo e nis detyrën e mandatit të grabitur me 'pastrimin' e plazhit të Gjipesë

Sali Berisha: Tavo e nis detyrën e mandatit të grabitur me 'pastrimin' e plazhit të Gjipesë

13:22, 17/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook shkruan se është bërë publike ditën e djeshme metoda brutale e ndjekur nga Vangjel Tavo, i cili ka ‘pastruar’ plazhet me pretekstin se ato tashmë janë private e jo hapësira publike. Por ai po pastron plazhin e Gjipesë për Edi Ramën.

Berisha shkruan se Edi Rama nuk ka absolutisht asnjë dokument zyrtar që ajo tokë të jetë marrë ndonjëherë nga qeveria shqiptare dhe as joshqiptare. 

Postimi:

Miq Tavo e nisi detyrën e mandatit të grabitur duke pastruar fildishin e plazhit të hajdutit të Gjipesë. 

Dje mediat njoftuan se nën drejtimin e Tavos të gjitha agjencitë shtetërore me metoda brutale pastruan plazhin nga pushuesit me pretekstin se nuk është plazh publik por privat!

E vërteta është se Edi Rama nuk ka asnjë dokument kadastral të asnjë kohe që toka është e nënës së ndjerë të Edi Ramës dhe kushërinjve të tij grabitqarë. Edi Rama nuk ka absolutisht asnjë dokument zyrtar që ajo tokë të jetë marrë ndonjëherë nga qeveria shqiptare dhe as joshqiptare. 

Nuk ka asnjë dokument zyrtar që toka të jetë blerë nga gjyshi i Edi Ramës nga ndonjë pronar. Toka është grabitja më e madhe pas asaj të Pëllumbit Gjoka në Velipojë.
Më poshtë njoftimi zyrtar.

“Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me bashkinë Himarë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, është konstatuar se 2 shtetas kishin pushtuar zonën bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezllone të vendosura në mënyrë të paligjshme”, sqaroi policia lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco