A është i jetueshëm më ky vend?

A është i jetueshëm më ky vend?

12:38, 17/08/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Kjo është pyetja.

[❗️] Spitalet janë gropë çnjerëzore nga keqmenaxhimi e korrupsioni;

[❗️] Shkollat vatra analfabetizmi;

[❗️] Mjedisi i ndotur në ekstrem me mbetje urbane dhe tashmë edhe toksike;

[❗️] Ekonomia e gjitha nën kontrollin e shumë pak klientëve të pushtetit dhe e ushqyer fiktivisht me para droge;

[❗️] Puna dhe profesioni nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk je mik me pushtetin, për pasojë as Liria ska kuptim;

[❗️] Territori praktikisht pronë private e një njeriu të vetëm, i cili e ka për kulla ose për kampe emigrantësh gjithfare, si qokë për foto e mbështetje ndërkombëtare;

[❗️] Shteti si qendër eksperimentale reformash të shpikura dhe që nuk ofron as barazi e as drejtësi;

[❗️] Të drejtën që ke fituar mund të mos e gëzosh sepse ta marrin pa proçes e pa problem;

[❗️] Shoqëria e gjitha me tru të shpëlarë dhe që beson në trutë e gomarit që i hedh bosi në mediat me pagesë, nuk ka sesi të jetë demokratike. Për zgjedhje të lira as që bëhet fjalë;

[❗️] Varfëria e gjithanshme i ka bërë njerëzit të besojnë se fajin e ka gjithmonë viktima, i vdekuri, i sëmuri, i pamunduri;

[❗️] Në vendin me diell dhe pasuri natyrore mungon energjia dhe uji, ose janë aq të shtrenjta sa është njësoj sikur mungon;

[❗️] Jemi shteti i vetëm që më shumë se gjysmën e popullsisë e kemi përzënë dhe, kur ajo vjen në shqipëri e llogarisim si turizëm. Për këtë shkak llogarisim si sukses rritjen e numrit të pasagjerëve në Rinas...

[❗️] Kur na rritet turizmi na ulen të ardhurat dhe na rriten çmimet, pra shpenzimet;

Ka edhe më, por kaq mjafton për të pyetur vërtetë, a jetohet në këtë vend?!

Kam idenë që edhe ai që ka parà këtë pyetje bën...
****
Ah edhe një gjë, shumica dërrmuese e njerëzve besojnë se për të gjitha këto gjëra fajin e ka opozita që s'ka gjë në dorë!!!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mos i'a fut kot o Manjan!17/08/2024 16:13

Kush tha që s'ka opozita në dorë gjë? Pse, syri TV, Adi Krasta, nuk e paguan Yllin kur e merr si opinionist? Patjetër që po. Po në emisionet e tjera , psh kafe shqetos etj? Po. Nëse nuk do të donte doktori, Ylli nuk do dilte në asnjë ekran të kapur të opozitës. Po bizneset që reklamojnë më syri TV? Oligarkët që bëjnë reklama apo që mbështesin OD me fonde nëpër foltore dhe fushata elektorale? Po mos të dojë Rama, dhe po mos të kishte asgjë më dorë opozita , nuk e sponsorizon te asnjë PD dhe Syrin. Po oligarkët që nuk përmenden nga doktori dhe vazhdojnë vjedhjen e fondeve publike dhe pronave publike. Si psh Sandër Frangaj. Ça fitoi doktori nga Sandri? Dalje në TV e tij sa herë të dojë. Mbështetje financiare logjistike me kamera dhe staf gjatë foltoreve. Etj. Ju s'keni vetëm syrin në mbështetje. Keni dhe TV të tjerë, Klanin, Ora TV, Fax, News 24, Vizion+ (që mori Arminën si opinioniste te Ferma), etj. Ja pra që opozita ka shumë më dorë , dhe me aq sa ka në dorë , bën pazar vetëm për vete, në kurriz të popullit .

tirana17/08/2024 15:54

O Yll ! Historikisht ke qene kunder kesaj opozite te sotme , edhe pse jo pak vite ke qene pjese e mire e kabinetit te saj qeverises ....????!!!! Do te ishte mire me mos me fole edhe ti or mik .....???!!!

Shto koment

Denonco