Pas abuzimit me 800 mijë euro qira për çerdhet, Pano zbulon dhe aferën me ujin nga Veliaj

Pas abuzimit me 800 mijë euro qira për çerdhet, Pano zbulon dhe aferën me ujin nga Veliaj

12:01, 16/08/2024
A+ Aa A-

Xhonatan Pano, këshilltar në bashkinë e Tiranës, ka dhënë një intervistë sot në SYRI TV lidhur me abuzimin më të fundit të bashkisë së Tiranës me fondet buxhetore, atë të marrjes me një qira prej 800 mije eurosh për katër vjet të dy ambienteve për çerdhe publike në Tiranë, në një kohë kur me këtë shumë ato mund të ndërtoheshin prej saj dhe t’i mbeteshin kryeqytetit. Pano premtoi se javë për javë do të paraqesin kërkesa të reja në këtë bashki për të bërë transparente, çdo hap që hidhet prej saj.

Pano, i cili ishte paradite në bashkinë e Tiranës së bashku me Nënkryetarin e Këshillit Bashkiak, Dorian Telitin, për të kërkuar që të bëheshin transparente këto kontrata, ndër të tjera tha:

“Ne vijmë nga një situatë të jashtëzakonshme, sepse nga 2019-a deri në 2023-ishin, opozita nuk kishte anëtarë të Këshillit Bashkiak brenda në bashki, kështu që ne, në 2023-shin jemi sikur ta kemi filluar komplet nga e para.

Ne do ta vazhdojmë aksionin tonë. Bashkë me zotin Teliti do të jemi çdo javë duke dërguar shkresa të reja dhe kërkesa të reja në bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, një aferë e re që e kemi denoncuar dhe qytetarët e Tiranë duhet ta dinë është për kredinë e re që bashkia bashkë me OPT kanë marrë prej 80 milionë eurosh për furnizimin e qytetit 24 orë me ujë të pijshëm, ndërkohë që bashkia Tiranë ka 150 milionë euro gjendje dhe çdo vit i kalon si pjesë e buxhetit që e ka të prapambetur.  Pra, në momentin që ka 150 milionë euro likuide, e zhyt bashkinë e Tiranës në 80 milionë euro borxhe e që në fund fare duhet të paguajë 137 milionë euro bashkë me interesat!“, nënvizoi Pano.

Ndiqni intervistën e plotë në video.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco