Partitë kryesore opozitare propozuan 26 janarin për zgjedhje, VV 2 shkurtin – pritet vendimi i Presidentes

Partitë kryesore opozitare propozuan 26 janarin për zgjedhje, VV 2 shkurtin – pritet vendimi i Presidentes

11:55, 16/08/2024
A+ Aa A-

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar 2 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

Ndërsa, në anën tjetër, partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, si datë për zgjedhjet e kanë dhënë 26 janarin.

Presidentja Osmani kishte bërë të ditur se sipas ligjit janë 4 data për zgjedhje – 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti.

Pas takimit konsultativ që kishte më 31 korrik, ku mungoi Kurti, presidentja Osmani në një konferencë për media tha se vlerësimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve i takon asaj.

“Tash fjala konsultim do të thotë se i dëgjoj, por jo domosdoshmërisht veproj sipas preferencave të partive. Vlerësimi përfundimtar është i presidentes së Republikës. Gjithnjë ka qenë kështu edhe me presidentët paraprakë, mos më keqkuptoni, nuk është kjo ndonjë kompetencë e re”, tha ajo.

Ndërkaq dje, Osmani tha se e premtja është dita e fundit kur partitë politike mund të dërgojnë çështje shtesë që kanë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Se cila prej këtyre datave do të caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve i takon presidentes Osmani të vendosë. /GazetaExpress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco