Pano: Çerdhet nuk po ndërtohen, Veliaj merr objekte me qera ku i paguan mijëra euro klientëve të tij

10:31, 16/08/2024
A+ Aa A-

Jonathan Pano në deklaratën e tij përpara medieve ka kërkuar që kreu i bashkisë së Tiranës të bëjë publike kontratat që ka nënshkruar për çerdhet dhe shifrat marramendëse që ka kjo kontratë.

Pano është shprehur se Veliaj nuk po ndërton objekte të reja por po merr me qera objekte dhe paguan mijëra euro në muaj ndërsa më mirë do të ishte ndërtimi i çerdhes dhe në fund ajo i mbetet përsëri qytetit

"Kontratat e çerdheve janë nënshkruar në vitin 2024 dhe e kemi kërkuar në mbledhjen e komisionit të financave që të marrim informacion se kush janë pronarët dhe kontratat duke llogaritur kostot.

Çerdhet në Linzë janë në pallat me një sipërfaqe rreth 500 m2 dhe kushton rreth 9 mijë euro në muaj ndërsa çerdhja në zonë kushton rreth 7 mijë euro në muaj. Vetëm kostoja që duhet të paguaj bashkia e Tiranës për një fëmijë është 72 euro në muaj.

Ne nuk jemi kundër objekteve arsimores përkundrazi, kemi kërkuar që të ndërtohen objekte arsimore pasi në zonën e Astirit nuk ka asnjë kopsht. Qytetarët meritojnë të dinë se çfarë po ndodh me financat e tyre pasi paguajnë taksen e arsimit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco