Ura e Ibrit, DASH: Nuk do të hezitojmë që të mbrojmë jetët e amerikanëve

Ura e Ibrit, DASH: Nuk do të hezitojmë që të mbrojmë jetët e amerikanëve

09:54, 16/08/2024
A+ Aa A-

Departamenti i Shtetit ka thënë se SHBA nuk do të hezitojë të bëjë çfarëdo që është e nevojshme që të mbrojë personelin dhe popullin amerikan në Kosovë.

Këto komente u bënë nga zëvendës zëdhënësi kryesor i DASH-it, Vedant Patel, gjatë një konference të djeshme për media.

“Nuk do të hezitojmë të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme të sigurohemi që personeli amerikan dhe njerëzit tanë janë të mbrojtur”, ka thënë Patel.

Ky reagim vjen në dritë të idesë për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë nga Qeveria e Kosovës.

Kjo ide nuk ka hasur në mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

SHBA-ja, BE-ja e vende tjera aleate të Kosovës i kanë kërkuar qeverisë që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se në rast të ndërmarrjes së një veprimi të tillë, mund të rrezikohet jeta e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it.

Ky i fundit e ka lutur qeverinë që të mos vazhdojë me këtë ide në këtë kohë.

Qeveria ndërkaq ka thënë se ura duhet të hapet dhe se e njëjta nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco