Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha mbërrin te SPAK, pritet nga mijëra qytetarë

SYTI TV/ Berisha: Qeveria hesht për anijet me mbetje, OKB dhe NATO të hetojnë çështjen

21:59, 15/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama, se po bën biznes me mbetjet toksike, duke ju referuar anijeve me mbetje të rrezikshme që u nisën nga Durrësi drejt Tajlandës.

Duke ju referuar lajmeve, ai akuzoi kryeministrin se në fshehtësi po i përdor tunelet e vendit për të groposur mbetje të  rrezikshme.

Berisha u bëri thirrje OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s që të sjellin komisione hetimore në Shqipëri pasi është në rrezik jeta dhe siguria e një vendi.

SYRI TV
Në ditën e 227 të qëndresës së demokratëve në mbeshtetje të tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se fshihet pas biznesit të rrezikshëm të mbetjeve toksike. Duke ju referuar lajmeve të fundit për dy anije me mbetje toksike që ishin nisur nga porti i durrësit drejt Tajlandës, Berisha denoncoi heshtjen e plotë qeveritare përballe këtij skandali, që rrezikon jetën e qytetarëve.  

Teksa kujtoi  tentivën e Ramës për të  sjellje mbetjet e armeve kimike nga siria, në vitin 2013, lideri i demokratëve,duke iu referuar lajmeve, akuzoi kryeministrin se në fshehtësi po i përdor tunelet e vendit për të groposur mbetje të  rrezikshme.  

Berisha i bëri thirrje organizatave më të rendësishme ndërkombetare që të sjellin komisione hetimore në Shqipëri këtë çështje. 

Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha u ndal te protesta e paraljmëruar e banorët e Krujës, Fushe-Krujes dhe thumanës,  e cila do të zhvillohet te premten në oren 18:00 dhe kishte një mesazh për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco