Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha mbërrin te SPAK, pritet nga mijëra qytetarë

Veliaj pas punës si hajdut, zbulon se punon edhe si kryeredaktor!

Veliaj pas punës si hajdut, zbulon se punon edhe si kryeredaktor!

20:56, 15/08/2024
A+ Aa A-

Teksa përpiqet të shfajësojë veten nga hajdutëria me Incineratorin e Tiranës dhe dosjen 5D, Erjon Veliaj ka zbulur së fundmi një profesion të ri.

Prej ditësh Erjon Veliaj po kujdeset të bëjë kryeredaktorin e lajmeve të shumë mediave dhe portaleve në vend, për të sulmuar opozitën dhe Belind Këlliçin, ndërsa ky i fundit ka qenë dhe vazhdon të jetë denoncuesi më i madh me fakte dhe prova për atë që cilësohet si vjedhja e shekullit, Incineratorin e Tiranës dhe dosjen e ‘5 Drejtorëve’ të tij bashkiakë.

LEXO EDHE: ‘Halli i madh’ i mediave të Veliajt

Por pavarësisht dëshirës së epur për hakmarrje ndaj  Belind Këlliçit dhe opozitarëve, vetëm pse kanë zbulur  e zbulojnë korrupsionin e tij në Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka ‘ndërsyer’ mediat ndaj Këlliçit dhe opozitës, të cilat i kontrollon përmes redaktimeve editoriale që u bën shkrimeve të tyre.

Kryehajduti i incineratorit dhe '5D' ka sulmuar ditën e sotme Belind Këlliçin se ka shkuar me pushime, kjo gjë vjen vetëm një ditë pasi në disa media të komanduara prej tij shpërndanë një foto nga plazhi të Këlliçit.

Kështu, Veliaj zbuloi veten edhe si kryeredaktor të mediave, përveç si hajdut që është zbuluar nga gjithë shqiptarët. Veliaj ka thënë gjatë një takimi në një fshat të Tiranës se nuk i intereson aspak pakica që bën zhurmë.

Reagimi i Veliajt:

“Mua më intereson shumica e heshtur, jo ajo pakicë që bën zhurmë dhe lë jahtin në pushime, për të ardhur e protestuar e për të thënë atë refrenin banal: ‘E duam aty ku ishte ,siç ishte’. Aty ku ishte patjetër, por shumë herë më të madh dhe shumë herë më të bukur. Si me parimin e teatrit, aty ku ishte, por diçka ultra moderne, kështu edhe për shkollën. Do ndërtohet këtu ku është, por shumë më moderne, me një sipërfaqe më të madhe, me ambiente dinjitoze, jo me furrikun që shërben për nevojat personale, jo me ferrat që rrethojnë shkollën, pa hapësira sportive. Aty ku ishte, por shumë herë më të madhe, shumë herë më të bukur dhe shumë herë më të fortë”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco