Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha mbërrin te SPAK, pritet nga mijëra qytetarë

Berisha denoncon: Në tunele groposen helme të tmerrshme. Cilat janë lëndët që vijnë e shkatërrohen në Shqipëri dhe...?

Berisha denoncon: Në tunele groposen helme të tmerrshme. Cilat janë lëndët që vijnë e shkatërrohen në Shqipëri dhe...?

20:30, 15/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme.

Berisha ka theksuar se për këtë nuk ka fakte, por se dyshohet se këtu ndodhin procese të tmerrshme, të fshehta, sekrete për pasurimin e Edi Ramës dhe të bandave të tij në pushtet.

Fjala:

Miqtë e mi, akoma e keni memorien e freskët kur ky aventurier, ky kriminel mori përsipër armët kimike të Asadit në Shqipëri, pa pyetur njeri.

A e dini ju sasinë kolosale të mbetjeve që prodhohej nga shkatërrimi i tyre?

Por qe rinia e Tiranës, qenë protestat e fuqishme që e përkulën aventurierin, kriminelin, që donte për karrigen e tij të shkatërronte në Shqipëri armët kimike të diktatorit sirian, Asad.

Të dashur miq, unë duhet t’u them shqiptarëve se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme.

Natyrisht unë duhet të jem i sinqertë, përveç lajmit nuk kam arritur të kem në dorë një fakt konkret, sepse kurrë nuk do ta lija pa e bërë publik.

Por groposja në tunelet e vendit të helmeve është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve kur ke parasysh se ujërat nënujore të këtij vendi janë edhe më të shumta se ujërat mbitokësore të tij.

Nuk them, nuk kam fakte, por ama mijëra ton lëndësh lënë me të drejtë të dyshohet se këtu ndodhin procese të tmerrshme, të fshehta, sekrete për pasurimin e Edi Ramës dhe të bandave të tij në pushtet.

Çfarë janë ato? Një gjë është e sigurt që në 32 vite kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Këtu ka furrnalta kromi, hekuri, alumini. Mbetjet e tyre ata i kanë të kodifikuara se ku i transportojnë dhe ku i eksportojnë.

Kurse këto ishin një akt supermafioz, u nisën për në Trieste, u ndaluan. U kthyen për në Tajlandë, Tajlanda sapo e mori vesh, i ktheu për në Shqipëri, nuk keni punë këtu.

Çfarë janë këto helme që shëtisin nga një det në një tjetër dhe Edi Rama, Pirro Vëngu, Lubi Balluku heshtin si fija e barit.

E kujt është kontrata?

Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri dhe mbetjet e tyre eksportohen dhe nuk i pranon njeri se janë helme toksike?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco