Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha mbërrin te SPAK, pritet nga mijëra qytetarë

Vrasja e Egli Progës/ Berisha: Sot qytetarët shqiptarë janë njerëzit më të pasigurt në Europë

Vrasja e Egli Progës/ Berisha: Sot qytetarët shqiptarë janë njerëzit më të pasigurt në Europë

20:21, 15/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se sot qytetarët shqiptarë janë njerëzit më të pasigurt në Europë.

Berisha ka theksuar se qeveria u përpoq që të mbulonte vrasjen makara që ndodhi në Pogradec.

Fjala:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë.

Një mirënjohje dhe përshëndetje të gjithë protestuesve që sot rrethuan përsëri bashkinë e Tiranës në një akt proteste ndaj njeriut më faqezi në historinë e kryeqytetit, hajdutit më të papërmbajtur, individit më pa karakter, vjedhësit të shpërfytyruar, Erion Veliaj.

Të dashur miq, sot qytetarët shqiptarë janë njerëzit më të pasigurt në Europë.

Janë njerëzit më të ndëshkuar, më të pambrojtur.

Katër ditë më parë i morën jetën se nuk pagoi gjobën Egli Progës.

Kreu i narkoshtetit të nesërmen njoftonte shqiptarët se italiani që gjeta këtu turist shëtit i lirë me orë 30 mijë euro. Kjo ishte përgjigjja e tij për të mbuluar gjobën që vrasësi Denis Meçe i vuri babait të dy fëmijëve, Egli Progës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco