Nis gërmimi e prishja edhe e lulishtes në rrugën 'Dritan Hoxha', revoltohet lagjja

Nis gërmimi e prishja edhe e lulishtes në rrugën 'Dritan Hoxha', revoltohet lagjja

11:05, 15/08/2024
A+ Aa A-

Në parkun që ndodhet në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë, i cili është inauguruar rreth dy vjet më parë , dje kanë filluar shpimet dhe kanë nisur disa punime, që i kanë lënë pa fjalë banorët e zonës. Për këtë arsye ata kanë protestuar kundër të vetmes lulishte që ekziston në zonë në një segment të gjatë që fillon që nga ish-sheshi Shqiponja dhe të cilës nuk patën shumë fat t’i gëzoheshin.

Banorët janë të bindur se bashkia e Tiranës ka dhënë leje aty për ndërtimin e një pallati, pasi punimet filluan pa asnjë informim dhe vetëm pas revoltës së tyre u vendos një “biçim” tabele ku thuhej se po bëheshin punime gjeologjike.

Mirëpo banorët nuk janë aspak dakord , pasi duan që të shtohen hapësirat e gjelbërta dhe jo të hiqen dhe duket s ekësaj radhe nuk kanë për të hequr dorë lehtë.

Në deklaratat që dhanë për SYRI TV, disa prej tyre thanë:

I moshuari: “Para dy vjetësh parku është inauguruar dhe shumë bukur që e bënë. Vunë stolat dhe të gjitha. Tani po fillojnë ta prishin. Gjynah! Ku të rrimë ne?! Jam 80 vjeç. Nuk ka një plan për lulishte që nga shehsi Shponja e deri këtu! Këtu ka filluar sonda punë, thonë që do të bëhet pallat. Për ne është e gabuar.”

Një zonjë: “Të themi të drejtën, banorët e këtij pellgu kanë një eksperiencë shumë të keqe me ndërtimet këtu, pasi pas jush është ndërtuar pallati me leje bashkie besoj, që bëri të pamundur kalimin, lidhjen e dy minilagjeve ku ne jemi dhe atje ku bënim pazaret. Bashkisë iu desh një vit e gjysmë të bënte rrugën; u bllokua rruga dhe filloi pallati dhe unë si banore, shofere, duhet të shkoj në Laprakë që të vij prapë në pikën e këtushme. Ky është një fakt i mbaruar. Po shqetësimi aktual është çfarë po ndodh me këtë minilulishte, që është e vetmja, siç zotëria tha, për të gjithë banorët dhe fëmijët deri përtej Laprakës.

Dy vjet më parë u inaugurua lulishtja. Disa muaj më parë u kënaqëm shumë se iu shtuan edhe disa pemë, që sigurisht janë fondet tona, iu shtuan disa stola ku ulen të moshuar, njerëz që mbajnë fëmijët dhe vetë fëmijët. Ishim shumë të kënaqur. Dje na zgjon zhurma e një shpimi që nuk e dinim se çfarë ishte dhe me përpjekjen tonë u vu një pseudotabelë ku thuhet: Punime gjeologjike!

Në Shqipëri, gjeologji, sidomos në këtë lloj toke, nuk besoj se kërkohet as ar dhe as ujë, kështu q ëkanë shumë të drejtë banorët që këtu do të ndërtohet një pallat. Dhe ajo biçim tabele që është vënë, është vënë me insistimin tonë se dje kur filluan punimet, nuk ishte tabela. Na thuhet se janë “studime gjeologjike”. Se për çfarë bëhen këto studime gjeologjike, me sa duket as firma nuk e di ose pretendon se nuk e di pse bëhen, kurse ne jo e jo.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Liku18/08/2024 16:13

Po do mbjell fiq kusari skuth I bashkise ,qe e beri tiranen beton dhe te pajetueshme. Ky sharlatan duhet varur ne sheshin skenderbej ,fytyra me e qelbur dhe pirati me I kamufluar.Ndyresyra e shekullit.

Shto koment

Denonco