Berisha denoncon: Bashkia e Lushnjës djeg plehrat dhe ndez flakë Dumrenë

Berisha denoncon: Bashkia e Lushnjës djeg plehrat dhe ndez flakë Dumrenë

10:13, 15/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi një tjetër skandal. Sipas tij, Bashkia e Lushnjes po djeg plehrat duke i vënë flakën edhe Dumresë.

POSTIMI I PLOTË

Bashkia e Lushnjës djeg plehrat dhe ndez flakë Dumrenë. Krim i shëmtuar ekonomik dhe mjedisor.

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë.

-Mirëmbrëma Doktor! Zjarri që ra në Çerragë të Belshit, që shkaktoi dëme të mëdha në ullishte, erdhi nga djegia e plehrave të Bashkisë së Lushnjës në fshatin Murriz.

-Përshëndetje Doktor Berisha, të uroj të jeni mirë me shëndet, sot në Dumre nga ora 12:00 të drekës, data 14 gusht, ka rënë zjarr në fshatin Çerragë, Bashkia e Belshit. Janë djegur mijëra rrënjë ullishte dhe disa hektarë të mbjella me rrush. Sipërfaqet ndodhen të rrethuara me liqene dhe shteti nuk reagon pothuajse fare. Nga informacioni që kam, pushteti i sotshëm është shkaktar për rënien e zjarrit ku u dogjën mijëra rrënjë me ullinj dhe rrush, të mbjella në kohën tuaj. Zjarri vazhdon edhe në këto momente.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco