Edmond Spaho: 'Kokë Rrumbullaku i policisë' doli e gënjeu duke e paraqitur ngjarjen si nje grindje pijanecesh

Edmond Spaho: 'Kokë Rrumbullaku i policisë' doli e gënjeu duke e paraqitur ngjarjen si nje grindje pijanecesh

10:02, 15/08/2024
A+ Aa A-

Nga Edmond Spaho:

Mos e politizoni çeshtjen!

Kjo eshte thirrja qe vjen nga maxhoranca ne lidhje me vrasjen ne Pogradec te babait te dy femijeve.

Po kush po e politizon çeshtjen?

Ata qe bejne thirrje per mospolitizim te ceshtjes, me kete kuptojne, mos deformoni faktet ne favor te opozites.

Koke Rrumbullaku i policise nuk e politizon ceshtjen. Ai doli e genjeu ne lidhje me veprimet e policise. U shpreh se gjithcka u krye ne kohe dhe ne perputhje me ligjin.

Zbuluam ne kohe dhe vume fajtorin ne pranga. Ne fakt ai genjeu, pasi e paraqiti ngjarjen si nje grindje pijanecesh. Ai genjeu kur tha qe zbuluam dhe arrestuam autorin, pasi autori u dorezua vete. Pra policia e Koke Rrumbullakut, sic thote populli, kapi leshte.

Me pas doli Edi, me nje lume sharjesh ndaj medias dhe opozites, te cilat po politizojne ceshtjen dhe po perpiqen te dizinformojne opinionin publik per interesa te ngushta.

Ai mori ne mbrojtje policine dhe si ralle here, genjeu kur tha qe vrasesi u kap ne kohe rekord. Ne fakt nuk e kapi njeri, pasi ata qe duhet ta kapin jane ne sherbim te vrasesit patronazhist. Vrasesi u dorezua vete.

Gjykata u shpreh qe mos na bini ne qafe. Ne miratuam cfare kerkoi Prokuroria dhe nuk mund te bejme me shume. A thua se Gjykatat i kemi krijuar qe vetem te miratojne cfare kerkon Prokuroria.

Nderkohe, burri i gjykateses po hante mish dele me avokatin e kriminelit. Fajin per kete e ka media dhe opozita qe nuk i la ta shqyejne delen rehat.

Prokuroria kerceu perpjete kur degjoi qe po i linin topin ne dere. Ne nuk mund te benim me shume ne nje dite, se keto fakte na ka sjelle Policia e Koke Rrumbullakut.

Madje ne nje rast te pashembullt, mori te pandehur nje hyzmeqar te Koke Rrumbullakut, per mos hetim dhe mbulim te vrasjes.

Tani thoni kush po e politizon ceshtjen, pra kush po i paraqet publikut te paverteta?

Opozita dhe media apo policia e Koke Rrumbullakut, Drejtesia e re dhe Sulltan Salep Surreli, i cili fut hundet ne hale, se bashku me institucionet e narkoshtetit edhe kur i preket nje patronazhist i vetem?

Na thoni. Vetem aman, na e kurseni ate shprehjen, opozita nuk frymezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco