Diktatura dixhitale/ Gazetarët: Facebook na hoqi lajmin për Rrumbullakun

Diktatura dixhitale/ Gazetarët: Facebook na hoqi lajmin për Rrumbullakun

09:17, 15/08/2024
A+ Aa A-

Gazetarja, Blerina Gjoka së fundmi ka ndarë një postim në llogarinë e saj në “Facebook” në të cilën shprehet se po ndodh diktatura dixhitale.

Gjoka ka ndarë një foto ku duket se platforma “Facebook” nuk i ka lejuar gazetarët të postojnë lajmin për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ajo më tej shkruan se “Facebook” nuk i lejon të postojnë lajmin për Rrumbullakun që sulmon mediat.

Por gazetarja Gjoka mesa duket nuk është e vetmja pasi në komente është mbështetur edhe nga kolegu i saj, Isa Myzyraj.

Po tek komentet e postimit të gazetares, Myzyraj ka publikuar një foto ku tregon se edhe atij i është fshirë një postim në lidhje me Rrumbullakun.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkruani me R18/08/2024 10:34

Shkruani me 'r' tirone.

Shto koment

Denonco