Lajçak ‘pro’ hapjes së Urës së Ibrit: Pretendimet se BE-ja është kundër janë të pavërteta dhe çorientuese

Lajçak ‘pro’ hapjes së Urës së Ibrit: Pretendimet se BE-ja është kundër janë të pavërteta dhe çorientuese

23:59, 14/08/2024
A+ Aa A-

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka hedhur poshtë zërat se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore të Ibrit, duke i quajtur këto pretendime të pavërteta dhe çorientuese.

Në një postim në platformën “X”, Lajçak shkruan se BE-ja gjithmonë ka insistuar që çështja e hapjes së urës duhet të trajtohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja.

“BE-ja ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar qëndrim janë të pavërteta dhe çorientuese,” shkruan ai.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco