Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Fushë Arrëz

A ia lehtësoi prokurorja Postol akuzën Meçes si ‘shok partie?

A ia lehtësoi prokurorja Postol akuzën Meçes si ‘shok partie?

23:47, 14/08/2024
A+ Aa A-
Drejtësia e që u premtua si e re, rezultoi të shndërrohej në një seksion të sektit të rilindjes.
 
Skema ishte e qartë, Edi Rama vendosi në postet kyçe të organeve të drejtësisë njerëz tërësisht në shërbim të tij, kjo trupë ushtarësh politikë e mbushi më pas sistemin me militantë e patronazhistë të rilindjes.
 
Skema ishte pak a shumë kështu; në thertoren partiake të vettingut u prenë koka e të gjithë atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që Rilindja nuk i honepste dot, ose nuk i kishte në kontroll, pavarësisht se ishin apo jo të korruptuar. Pasi është bërë e qartë tashmë se Vettingu me pastërti të figurës së prokurorit e gjyqtarit nuk nënkuptoi korrupsionin, por pastërti për të qenë i denjë për partinë-shtet ose jo.
 
Pas vettingut, sistemi i Drejtësisë pati nevojë për prokurorë e gjyqtarë të rinj.
 
Më 26 prill 2022 u bë provimi rekrutues në Shkollën e Magjistraturës nga ku do dalnin 80 gjyqtarë e prokurorë

Lexo listën këtu: Merr fund drejtësia/ Dhjetëra zyrtarë të Ramës emërohen gjyqtarë. Lista
 
Sipas raportimit të mediave, gati gjysma e prurjeve të reja në magjistraturë erdhën nga administrata shtetërore e rilindjes. Militantë e pratronazhistë të partisë me pak fjalë.
 
Punonjës të shtetit, me pozicione në administratën qëndrore ose lokale u bënë njerëzit e drejtësisë së re.
 
Të tjerë nga institucionet në varësi të ministrive apo kryeministrisë. 
Institucionet që kanë trajtuar çështjet e pronësisë dhe pushteti vendor mbajnë numrin më të madh. Disa magjistratë janë rekrutuar prej ndërmarrjeve me kapital shtetëror nga pozicione të mirëpaguara.
 
Një ndër magjistratët që hyribaso kohebishte edhe ish-punonjësja e rilinjdes në bashki ‘dje’ dhe prokurore sot  në Korçë, Vasjana Postol. 
 
Hajrin e të cilës si anëtare e drejtësisë së re shqiptarët e panë ditët e fundit.
 
Vasjana Postol, një militante e thekur e Rilindjes, punonjëse a patronazhiste e Partisë si pjesë e bashkisës së Korçës është prokurorja që ndryshoi akuzën për vrasësin e babait të dy fëmijëve ditën e shtunë në Pogradec. 
 
Ngjarje e cilë u mbajt e fshehtë dhe shpërtheu si skandal pasi motra e viktimës ngriti zërin kur pa se vrasësi do dënohej për vrasje nga pakujdesia. 
 
Vrasësi dyshohet se ka qenë njeri me lidhje të forta me PS lokale, denoncim i bërë në media gjerësisht, dhe duke qenë se Rilindja funksionon si vëllazëri e së keqes, prokuroja dikur funksionare e rilindjes në bashkinë Korçë ka menduar t’i bëhet krahë shokut të partisë duke i lehtësuar akuzën dhe ardhur në ndihmë atij dhe jo viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco