Salianji: Rama s’e mbulon dot manipulimin e vrasjes me propagandë!

Salianji: Rama s’e mbulon dot manipulimin e vrasjes me propagandë!

21:40, 14/08/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar sërish për vrasjen në Pogradec, pas reagimit të Prokurorisë së Korçës në lidhje me kualifikimin e veprës penale.

Sipas Salianjit, Prokuroria e Korçës rrëzon keqpërdorimin që iu bë në mënyrë të përsëritur Drejtorit të Përgjithëm të Policisë, duke e nxjerrë të manipulojë ngjarjen tragjike të vrasjes në Pogradec. 

Në një postim në rrjetet sociale, duke cituar edhe Prokurorinë e Korçës, Salianji thotë se Rama nuk e mbulon dot manipulimin e vrasjes përmes propagandës.

Reagimi

Njoftimi i Prokurorisë Korçë rrëzon keqpërdorimin që ju bë në mënyrë të përsëritur drejtorit të pergjithëm të policisë, duke e nxjerrë të manipulojë ngjarjen tragjike të vrasjes në Pogradec.

Prokuroria procedon inspektorin e “sipërpërmendur u mor në përgjegjësi penale për vëprën penale të dyshuar të kryer prej tij, për shkak se si pasojë e veprimeve të tij nuk është bërë i mundur dokumentimi real i ngjarjes së ndodhur” thotë prokuroria!

Nëse Edi Ramën e kanë gënjyer vartësit e tij duhet të shkarkojë menjëherë ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë. Nëse i del për zot manipulimit të ngjarjes përgjegjës dhe porositës i fabrikimit të vrasjes si aksident është vetë ai për përfitim të një grushti votash!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco