Berisha: Në krye të piramidës së drejtësisë, nëna e një vrasësi! Ky është narkoshteti!

20:46, 14/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha ka risjellë në vëmendje ngjarjen e Vlorës, ku djali i anëtares së KLP vrau biznesmenin, pasi i kishte premtuar marrëveshje me mamanë e tij për vendimin.

Duke hequr paralelizma me vrasjen në Pogradec, Berisha tha se të dyja kanë një emërues të përbashkët, narkoshtetin.

Sipas Berishës, në krye të piramidës së drejtësisë, qëndron nëna e një vrasësi.

 

Berisha: Të dashur miq, a nuk ndodhi një vit më parë në Vlorë, gjobëvënësi i anëtares së KLP-së, që i kishte premtuar biznesmenit marrëveshje me mamanë e tij për vendimin, i mori jetën para kamerave.

Ku është sot Korba Sahiti? Korba Sahiti është në KLP.

A ka hetim, a ka standard në këtë botë? I biri i mori jetën tjetrit, kurse Korba e Vrasësit rri në KLP.

A ka turp, a ka drejtësi, a ka moral?

Ky është narkoshteti!

A ndodh në botë që të qëndrojë në krye të piramidës së drejtësisë nëna e një vrasësi?

Jo vetëm kaq, por vrasësi mund të jetë i lirë sot sepse ia zbutën.

Çfarë tregojnë këto? Kjo është fytyra e vërtetë e drejtësisë së re miq.

Kjo është drejtësia e narkoshtetit.

Vrasjen për gjoba i quan grindje për motive të dobëta. I quan vrasje pa dashje.

Qytetarë dhe qytetare, jeta e asnjë njeriu të ndershëm në këtë vend nuk është e sigurt.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë me protesta të fuqishme.

Ditën e enjte para bashkisë së Tiranës, të premten në Thumanë, të tjerat në Pogradec, në Maliq, në Lushnje, në mbarë Shqipërinë.

Shqipëria në protestë është rruga e drejtë, është rruga e fitores, rruga e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco