Vrasja e Egli Progës/ Berisha: Rama bëri apologjinë e policisë, bëri gjjithçka të fshihte krimin me dëshmitarë

20:37, 14/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha thitë se për vrasjen e Egli Progës, Rama bëri apologjinë e policisë, dukë bërë gjjithçka që të fshihte krimin me dëshmitarë.

Në ditën e 226 të qëndresës, para qytetarëve, Berisha tha se Rama është padrino i mafies së veriut dhe armik i qytetarëve.

Sipas Berishës, vrasësi gjobëvënës i sojit kriminal të Rilindjes, i mori shpirtin Egli Progës.

 

Berisha: Edi Rama është një armik i egër, një armik i lindur i veriut.

Ai është padrino i mafies së veriut, armik i qytetarëve.

Ndaj dhe qëndroni të pamposhtur se e drejta, ligji, Kushtetuta është me ju, jo me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Të dashur miq, sonte qytetarët e Pogradecit po nderojnë me një protestë të heshtur dhe po ndezin qirinj në vendin ku i morën shpirtin, ku vrasësi gjobëvënës i sojit kriminal të Rilindjes, i mori shpirtin Egli Progës.

Unë përshëndes protestën e qytetarëve të Pogradecit.

Drama, tragjedia e Egli Progës dhe familjes së tij është në tërësi një dramë shqiptare e madhe, që luhet sot kudo në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo vend.

Sundimi i krimit mbi qytetarin, shteti i krimit mbi shtetin ligjor, kjo është Shqipëria sot.

Pas kaq ditësh nga kjo ngjarje që tronditi thellë ndërgjegjen njerëzore të qytetarëve të Pogradecit dhe Shqipërisë, më në fund foli edhe padrinoja, Edi Rama.

Lexojeni miq se çfarë turpi, çfarë fytyre ka kriminel që në një çarçaf të tërë nuk gjen dot një hapësirë sado të vogël për t’i shprehur ngushëllim familjes Proga.

Që në pamfletin e tij të turpit, apologji e krimit, nuk thotë një fjalë të vetme për dënimin e kriminelit.

Përkundrazi, bën apologjinë e policisë që bëri gjithçka të fshihet krimin me dëshmitarë.

Bën apologjinë e urgjencës që e la të shtrirë në 300 metra distancë mbi 30 minuta.

Kjo është Shqipëria, ky është Edi Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco