Berisha: U bëj thirrje të gjitha rretheve të veriut, në Thumanë është beteja juaj, ngrihuni dhe mos pranoni poshtërimin

20:28, 14/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, i ka bërë thirrje të gjitha rretheve të veriut seThumana është beteja e tyre. Në Thumanë, shprehet Berisha, luftohet kundër një diskriminimi të tmerrshëm që u bëhet banorëve më të varfër të Shqipërisë me një taksë të re për të ardhur në kryeqytetin e tyre, dhe asgjë nuk mund të mposhtë kauzën e drejtë të qytetarëve të Krujës.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qëndrestareve, guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të shoqërisë dhe kombit shqiptar.
Të dashur miq, le të përshëndesim ne qëndresën, guximin e të gjithë banorëve të Thumanës, Fushë Krujës dhe Krujës për të drejtat e tyre më legjitime përkundër ndëshkimit antiligjor dhe antikushtetues që Edi Rama me Lubi Ballukun në një akt racizmi kriminal u kanë bërë atyre me rrugën, e cila duhej të ishte një mirësi e madhe për banorët e zonës, por edhe një shpërblim i madh sepse u ndërtua mbi tokat e tyre.
Kjo që zhvillohet në Thumanë është dëshmia tjetër më autentike e karakterit çnjerëzor, e qëndrimit racist dhe përçmues të qeveritarëve ndaj qytetarëve të thjeshtë.
Të ndëshkosh me rrugë qytetarët e një zone, t’ua falimentosh atyre biznesin, t’ua nxisësh ditën e tregut, t’u bllokosh atyre turizmin është një ndëshkim që nuk ua ka bërë asnjë pushtim, asnjë regjim.
Ndaj dhe unë u bëj thirrje të gjitha rretheve të veriut, në Thumanë është beteja juaj. 
Në Thumanë luftohet për çdo banor nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë.
Në Thumanë luftohet kundër arbitraritetit të një qeverie që përçmon, që shkelmon mbi ta.
Në Thumanë luftohet kundër një diskriminimi të tmerrshëm që u bëhet banorëve më të varfër të Shqipërisë me një taksë të re për të ardhur në kryeqytetin e tyre.
U bëj thirrje ngrihuni, mos pranoni poshtërimin, mos pranoni ndëshkimin.
I jipni këtij pushtuesi atë që i keni dhënë çdo pushtuesi në kohëra.
Asgjë nuk mund të mposhtë kauzën e drejtë të qytetarëve të Krujës, kauzën e drejtë të qytetarëve të të gjitha qarqeve të veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco