Pano: 1 milimetër rrugë Thumanë-Kashar sa 1 gram flori 18 karatsh! Incineratori ka marrë 18 mln euro, s’tërhiqemi nga largimi i Veliajt

Pano: 1 milimetër rrugë Thumanë-Kashar sa 1 gram flori 18 karatsh! Incineratori ka marrë 18 mln euro, s’tërhiqemi nga largimi i Veliajt

20:19, 14/08/2024
A+ Aa A-

Këshilltari i PD, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano ka ironizuar ndërtimin e autostradës Thumanë –Kashar, aty ku po protestojnë prej ditësh qytetarë të shumtë të zonës së Thumanës, Fushë-Krujës e jo vetëm, të cilët kërkojnë dalje në këtë aks.

Në ditën e 226 të qëndresës qytetare për liderin e opozitës, Sali Berisha, Pano, tha se një metër në autostradën Thumanë-Kashar kushton sa një gram flori 18 karatësh.

Pano bëri thirrje që qytetarët e Tiranës t’i bashkohen protestës para Bashkisë së Tiranës, pasi incineratori ende vijon të paguhet nga Veliaj.

‘Një gjë që po bëhet realitet, gomat e makinave në Thuamnë- Kashar me sa duket po shkelin në ar. 1milimeter rrugë, kushton 61.9 euro, ose kushton sa një gram florir 18 karatsh. S’jemi të varfër por jemi të vjedhur, s’do dorëzohemi nga protestat.  Më shumë se 18 milionë euro janë paguar nga Bashkia për incineratorin. Ne s’do të ndalemi e tërhiqemi deri sa hajduti Erjon Veliaj të jetë larguar e të shkojë aty ku e ka vendin. O sot o kurrë’,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco