VIDEO/ Softa: Ngjarja e Pogradecit kërkon një hetim të pavarur, familjarët duhet ta kthejnë këtë në një betejë me drejtësine

19:53, 14/08/2024
A+ Aa A-

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, foli mbi ngjarjen e Pogradecit, për të cilën u shpreh se kjo ngjarje duhet të hetohet në thellësi dhe kërkon një hetim të pavarur.

Softa gjithashtu tha se nëse akuza e gjobëvënies, e ngritur nga familjarët do të shkohet edhe në proces gjyqësor sigurisht që duhet të rritet hetimi dhe dosja nuk mund të mbyllet.

'Ngjarja duhet të hetohet në thellësi dhe kërkon një hetim të pavarur sepse duhet të jenë familjarët ata që duhet ta kenë këtë lloj ndjeshmërie dhe duhet të jenë ata të cilët do ta kthejnë këtë në një betejë me drejtësine lidhur me të afërmin e tyre.

Të jesh mire e bukur në mes të një qyteti të madh, në kulmin e një sezoni kur dikush goditet dhe humb jetën.

Nëse akuza e gjobëvënies, e ngritur nga familjarët do të shkohet edhe në proces gjyqësor sigurisht që duhet të rritet hetimi dhe dosja nuk mund të mbyllet , duhet të vazhdojë hetimi edhe në këtë pistë.'- u shpreh më tej Softa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco